E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vieri: Nuk dua të luaj më futboll

Sulmuesi italian Kristian Vieri ka deklaruar se nuk dëshiron më t'i kthehet futbollit pasi i mungon vullneti për të luajtur. "Nuk kam më vullnet për të luajtur, madje nuk joshem as nga skuadrat jashtë vendit", u ka thënë Vieri gazetarëve në Milano.
Ish-sulmuesi i Interit mori pjesë në një seancë gjyqësore, në kuadër të padisë që ka ngritur kundër Interit, për të cilët thotë se ia kanë përgjuar telefonin gjatë kohës kur ka luajtur atje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›