Europa Lige, kualifikohet Liverpul e Juventus

Edhe pse u gjenden ne minuten e 19 ne disavantazhin e nje goli, “The Reds” arrijne te kunderpergjigjen mjaft shpejt, duke barazpeshuar rezultatin vetem 11 minuta me vone me ane te argjentinasit Maskerano. Kater minuta nga perfundmi i kohes se rregullt te pjeses se pare Liverpul shenon serish, kete radhe eshte Rajan Babel ai qe mposht per here te dy rumunet e Unireas. Goli i trete vjen ne minuten e 57-te te takimit kur kapiteni Xherard shfrytezon mjaft mire nje asist te marre nga izraeliti Benajoun.
Paqe ne Olimpiko te Torinos. Bardhezinjte barazuan me Ajaksin 0-0 duke siguruar fale fitores 2-1 te arritur ne Holande nje bilete per ne fazat e metejshme te kompeticionit.
Nderkohe ne ndeshjet e tjera ra ne sy fitorja e thelle e Sportingut te Lisbones ndaj Evertonit me rezultatin 3-0, cka solli edhe eleminimin e anglezeve. Valencia mposhti Klub Bruzh 3-0, Verderi holandezet e Tuentes 4-1, po 4-1 Volfsburg mposhti Vilarealin qe e sheh veten jashte Europa Lige.