FIFA kërkon një kontroll të plotë të transferimeve të futbollistëve
Sipas FIFA-s, bëhet fjalë për një sistem të thjeshtë, i cili përmes rrugës së internetit do t'i vendoste në "rrjet" të gjitha klubet, në mënyrë që të dhënat për transferimet e lojtarëve të jenë transparente dhe të ketë qasje të lehtë.
Precizohet se prej tetorit të këtij viti do të kërkohet nga rreth 3.000 klube nga 150 vende, që të gjitha të dhënat për transferimin e lojtarëve t'i vendosin në bazën e përbashkët të të dhënave.
Klubet janë të obliguara që secilin transferim të lojtarëve ta lajmërojnë në FIFA dhe të ofrojnë dëshmi për pagesën, duke përmendur emrin e menaxherit i cili merr pjesë në ndërmjetësim, si dhe të gjitha dokumentet e tjera, me të cilat konfirmohet se lojtari ka ndërruar punëdhënësin.
"Transferimet në futboll janë të vetmet transaksione në të holla në botë, ku me miliarda dollarë në nivel vjetor askush nuk i kontrollon", ka thënë shefi i FIFA-s për luftë kundër korrupsionit, Mark Godard.
Ai e ka quajtur tregun aktual si "një xhungël", prandaj me sistemin e ri transparent pritet t'i jepet fund këtij kaosi. Godard ka nënvizuar epërsinë e sistemit të ri, i cili praktikisht është në funksion, pasi që përmes tij janë bërë më shumë se 4.000 transferime që nga viti 2008.
"Kjo sigurisht nuk është zgjidhja më e mirë e mundshme, por në këtë mënyrë dëshirojmë të sigurojmë se paratë do të arrijnë deri te klubet, dhe se objekt i shitjes do të jetë vlera e futbollit dhe jo ajo komerciale, ose ndonjë vlerë tjetër", ka thënë Godard.