Sander: Ja pse Skela është rezervë

www.gazetaret.com - Trajneri i ri i Tus Koblenz, Petrik Sander, hodhi dritë mbi aktivizimin e pakët të Ervin Skelës në gjashtë ndeshjet e fundit nën drejtimin e Sanderit, nga ajo TuS Koblenz-1860 Muenchen (2-2, java 18 e Bundesligës 2), kur fantazisti shqiptar hyri si zëvendësues në minutën e 83-të.
I pyetur nga revista prestigjioze futbollistike gjermane “Kicker” (versioni online), se përse Sander në rindërtimin e skuadrës nuk mbështetej më te lojtarët me përvojë si Ervin Skela apo dhe portieri David Yelldell, të shndërruar tashmë në lojtarë zëvendësues, trajneri i Tus Koblenz, hodhi poshtë çdo ide konflikti me mesfushorin shqiptar.
Sander: “Kur një trajner i ri vjen, së pari është shumë e vështirë për të të shikojë pas maskës. Gjithsesi, është një epërsi për mua, që e njoh Ervin Skelën shumë mirë dhe kam një marrëdhënie shumë miqësore e mirëbesimi me të. Unë i njoh anët e forta dhe të dobëta të tij. Për mua është e mjaftueshme të hedh në fushë skuadrën më të mirë të mundshme, jo me patjetër 11-të futbollistët më të mirë të skuadrës. Natyrisht, që ai është i zhgënjyer, këtë e di, por unë duhet të gjej kohën e duhur, që aftësitë e tij futbollistike t’ia vë në dispozicion të skuadrës”.
Në gjashtë ndeshjet e fazës së dytë të Bundesligës 2, Tus Koblenz ka grumbulluar vetëm 6 pikë, ndërkohë që Skela, një nga futbollistët më me përvojë në skuadër ka luajtur vetëm në katër prej tyre, vetëm një herë si titullar (u zëvendësua në minutën e 86-të kundër Energi Kotbus) dhe tre herë si zëvendësues, duke hyrë në fundin e ndeshjes, përkatësisht në minutat 83 (kundër 1860 Muenchen); 87 (kundër Arminia Bielfeld) dhe 78 (kundër Union Berlin).
Në fakt, nëse Ervin Skela është duke vuajtur në drejtimin e hekurt të Petrik Sanderit, një tjetër futbollist shqiptar është duke shijuar momentin e artë te Tus Koblenc: sulmuesi Edmond Kapllani.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare duket se po rigjen kohët e arta të kaluara te Karlsruhe (shënoi 17 gola brenda një sezoni), teksa durrsaku Tus Koblenz realizoi golin e parë për skuadrën e tij në humbjen 3-2 në transfertën me 1. FC Union Berlin (java 23, Bundesliga 2).
Kapllani realizoi në minutën e 15-të golin e rezultati të përkohshëm 1-1, por dy minuta më pas humbi një rast të mirë. Për sulmuesin 27-vjeçar të Kombëtares shqiptare ky ishte goli i dytë në gjashtë ndeshje me fanellën e Tus Koblenz, pas atij të realizuar kundër Energie Kotbusin. Në këtë Ervin Skela hyri si zëvendësues në minutën e 78-të në vend të Gunkel.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 25 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili