Europa Ligë, rikthehet lavdia e evenimentit
Mbrëmë janë luajtur edhe ndeshjet e fundit të 12 grupeve të këtij evenimenti. 24 skuadrave të kualifikuara nga grupet do t’i shtohen edhe 8 skuadra të cilat u renditen të tretat në grupet e Ligës së Kampionëve.Mes gjigantëve që pritet t’i rikthejnë lavdinë e humbur këtij kompeticioni që këtë vit ka ndryshuar emër, janë: Liverpuli, Juventusi, Roma, Ajaksi, Atletiko e Madridit, Valencia, Volfsburgu, kampionët në fuqi të Shakhtarit, e shumë të tjerë.Shorti për turin e ardhshëm që do të luhet në muajin shkurt pritet të hidhet sot në mesditë në Nion të Zvicrës. Më poshtë do të paraqesim skuadrat që janë në garë.Skuadrat e renditura të parat në grupe:Anderleht, Valencia, Hapoeli i Telavivit, Sportingu i Lisbonës, Roma, Gallatasaraj, Salsburg, Fenerbahçe, Benfika, Shakhtar, PSV Eind’hoven dhe Verder Bremen.Skuadrat e renditura të dytat në grupe:Ajaksi, Lile, Hamburg, Herta, Fulham, Panathinaikos, Vilareal, Tuente, Everton, Bruzh, FC Kopenhagen dhe Atletik Bilbao.Skuadrat e ardhura nga Liga e kampionëve:Juventus, Volfsburg, Olimpiku i Marsejës, Atletiko e Madridit, Liverpul, Rubin Kazan, Unirea Urziçeni dhe Standardi i Liezhit.