E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrijnë sot në Shqipëri vaksinat kundër A/H1N1

"Unë besoj që vaksinat e para ndaj gripit pandemik A/H1N1 do të mbërrijnë të premten, janë 10 mijë dozat e para. Ka një plan dërgese nga kompania në të cilën janë prenotuar vaksinat në Hungari. Në javët në vijim pritet të vijnë me nga 10 mijë dozat e tjera të vaksinës, kjo edhe për shkak të kapacitetit pro-dhues të kompanisë, po ashtu dhe për mundësitë e transportit", tha drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.Megjithëse këto vaksina sjellin efekte anësore tek pacientët, Pipero siguron se këto efekte janë të përkoshme, ashtu sikurse i sjellin edhe llojet e tjera të vaksinave. "Grupe të caktuara vaksinash në vende të ndryshme, të prodhuara nga kompani të ndryshme, kanë dhënë efekte anësore afatshkurtra të vaksinave, ndërkohë që efektet afatgjata të këtyre vaksinave ende nuk njihen. Vaksina vjen nga Hungaria, nga një firmë shumë e njohur prodhuese e vaksinave. Është aplikuar jo vetëm në Hungari, por dhe në vende të tjera dhe nuk ka asnjë raport deri tani që kjo vaksinë që vjen tek ne, ka dhënë efekte anësore në vendet respektive", u shpreh ai.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›