E Shtunë, 31 Tetor 2026

MF: Pagat dhe pensionet jepen brenda dhjetorit

Kjo ministri thekson se brenda muajit Dhjetor të gjitha shpërblimet prej 1 miliard lekë, sipas vendimit  të qeverisë do të shpërndahen për punonjësit e administratës publike në masën 10 mijë dhe 15 mijë lekë si dhe për pensionistët në shumën 2500 lekë. “Brenda muajit Dhjetor do të përfundojnë edhe të gjitha pagesat e prapambetura prej 400 milion lekë për personat me aftësi të kufizuara dhe ata që përfitojnë ndihmë ekonomike”, thekson Ministria e Financave. “Ministria e Financave sqaron se lajmet e shpërndara për pamundësi financiare të pagimit të pensioneve, pagave dhe shpërblimeve të fundvitit, janë të rreme dhe dashakeqe. Gjendja financiare e llogarisë të Thesarit mundeson respektimin dhe zbatimin e plote të buxhetit të shtetit miratuar në Parlament”, përfundon deklarata.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›