E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohet 25 kg drogeme vlere 500 mije euro

Gjate nje operacioni te policise se Kosoves eshte bere i mundur sekuestrimin i 25 kilograme lende narkotike me nje vlere prej 500 mije euro. Policia arriti te arrestoi edhe 7 persona te cilet dyshohen te jene te perfshire ne trafikun e lendes narkotike. Lenda narkotike e sekuestruar eshte heroine.

Gjate nje kontrolli te ushtruar ne piken e kalimit kufitar te Hanit te Elezit u kontrollua nje autobus i linjes Stamboll- Prishtine ku u gjet dhe konfiskua sasia e droges.

Pas ndalimit te droges efektivet e policise ndermoren edhe nje varg procedurash hetimore duke kontrolluar ne vende te ndryshme ne Peje dhe Prishtine dhe arrestuan shate te dyshuar 6 meshkuj dhe nje femer qe te gjithe kosovare.

Lidhur me lenden narkotike te sekuestruar thuhet se ne baze te vleresimeve fillestare vlera e perafert e substances narkotike te konfiskuar arrin vleren prej 500.000 euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›