E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Gorbacovi zgjodhi popullinTopalli Nje personalitet frymezues

Te tjera rreth shkrimit Gorbacov viziton Tiranen per kampionatin e shahut Kryeministri i vendit Sali Berisha mirepriti sot ne nje takim Presidentin e fundit te Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbavov i cili ndodhet ne Shqiperi si i ftuar nderi ne Kampionatin Boteror te Shahut per Femra qe po zhvillohet ne Tirane.

Nder vendet e kombet ish komuniste shqiptaret kane ndjekur me admirim e vemendje te madhe te gjitha levizjet tuaja te cilat kane pasur rendesi historike per nxjerrjen e ketyre popujve nga diktatura tha Berisha. Midis nomenklatures dhe popullit ju zgjodhet popullin.

Kryeministri u shpreh se sot ndjehem krenare qe nga vendi i hiperkolektivizimit total ekonomise se rrenuar investimeve te huaja te ndaluara me te ardhura per fryme 204 dollare ne vitin 1992 dhe papunesise 80 per qind eshte sot vendi qe ka pesuar ndryshime rrenjesore me te ardhura per fryme 8000 dollare me rritje 316 per qind te investimeve te huaja me nje ekonomi reale qe i rezistoi recesionit.

Presidenti Gorbacov shprehu kenaqesine qe vizitonte Shqiperine duke theksuar se deshira per te vizituar Shqiperine ka qene e hershme.

Une jua kam pasur shqiptareve borxh kete vizite dhe tani e shleva ate theksoi zoti Gorbacov.

Gorbacov e pergezoi Kryeministrin per arritjet e Shqiperise gjate gjithe ketyre viteve. Ju jeni nje politikan real dhe kjo eshte e rendesishme per vendin u shpreh zoti Gorbacov.

Gorbacov u prit sot edhe nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Duke i uruar perzemersisht mireseardhjen Kryetarja e Kuvendit vleresoi figuren dhe kontributin e tij te cmuar dhe te padiskutueshem ne perfundimin e Luftes se Ftohte

Per Shqiperine dhe shqiptaret ju keni qene nje personalitet shume i rendesishem frymezues dhe shpresedhenes per eren e ndryshimeve dhe renien e Murit te hekurt ne Shqiperi tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›