Europa lufton me motin e keq
Po shkon drejt normalizimit, edhe pse me ritme te ngadalta, situata e transportit ajror dhe atij rrugor te Europen e paralizuar prej disa ditësh nga reshjet e dëborës dhe temperaturat shume te ulëta. Dy aeroportet me te mëdhenj te kontinentit, Hithrou i Londrës dhe ai i Frankfurtit kane lajmëruar ne faqet e tyre ne internet se situata është përmirësuar ndjeshëm. Më e vështirë parashikohet gjendja ne Francë, ku paralajmërohen reshje te reja dëborës, qe rrezikojnë te vendosin serish ne krize transportin. Aeroporti i Hithrout po punon me 70 përqind te kapacitetit, ndërsa ai i Frankfurtit është kthyer ne normalitetit, pas anulimit te thuajse 400 fluturimeve ditën e hënë dhe te marte. Edhe transporti hekurudhor i trenave Eurostar po shkon drejt normalizimit, pas problemeve te mëdha ne fundjave dhe ne fillim te kësaj jave.
Shpërndaje