Rama përuron urën e re në Tiranë
Ka nisur funksionimin Ura e madhe në dalje të Tiranes, pranë shkollës teknologjike. Kryetari i Bashkise Edi Rama ka përuruar këtë vepër, duke theksuar se ajo do t'i japë një frymëmarrje të re qarkullimit në kryeqytet. Rama deklaroi se me këtë ritëm do të vazhdoj edhe ndërtimi i qendrës së Tiranës. Duke vënë theksin tek Unaza e madhe, kryebashkiaku theksoi se ajo mbahet peng për interesa të pushtetit qendror. Ura është 30 metra e gjatë dhe 27 metra e gjerë dhe shërben si një nyje strategjike për të liruar trafikun e kryeqytetit. Projekti u realizua me një kredi të Bankës Europiane për rindërtim dhe zhvillim.
Shpërndaje