Europa në 2013, në një vit vendimtar për të ardhmen e saj
Nga George Friedman
Revista “Stratfor”
Çdo fundvit gjithnjë shtron pyetje të rëndësishme sesi do të jetë viti i ardhshëm. Është një pyetje e thjeshtë, pasi në çdo vit ndodhin ngjarje dhe për secilin prej nesh njëra prej tyre mund të na duket e rëndësishme. Një çështje e vetme mund të detyrojë botën të ndryshojë kursin e saj. Sipas mendimit tim, vendi më i rëndësishëm për t’u vëzhguar në 2013 është Europa.
E marrë si një njësi e vetme gjeografike, Evropa ka ekonominë më të madhe në botë, dhe me një ekonomik të fuqishme ajo mund të shndërrohet në një rivale ushtarake për Shtetet e Bashkuara. Evropa është një nga shtyllat e sistemit global, dhe ajo çka ndodh në Evropë përcakton mënyrën se si bota funksionon. Unë mendoj se në vitin 2013, e ardhmja e Europës do të bëhet me e qartë.
Pyetja është nëse Bashkimi Evropian do të stabilizojë veten, të ndalojë fragmentarizmin e saj dhe të fillojë përgatitjen për më shumë integrim dhe zgjerimin. Përndryshe, tensionet aktuale mund të intensifikohen brenda Bashkimit Evropian, institucionet mund të humbasin edhe më tej legjitimitetin dhe shtetet anëtare të tij mund të rrisin ritmin me të cilin ata ndjekin politikat e tyre të brendshme dhe huaja, jashtë kornizës së legjislacionin europian.
Kanë kaluar më shumë se katër vjet që nga kriza e vitit 2008 dhe rreth dy vjet nga gjenerimi i një krize borxhe dhe krize bankare në Europë. Që nga ajo kohë, kriza është shndërruar nga një krizë financiare në një ekonomike, duke e zhvendosur Europën në buzë të abisit të recesionit, me papunësinë e cila ka kapur rritjen 10 për qind. Më e rëndësishme, ka qenë një periudhë në të cilën aparati vendim-marrës që ndodhet në themelimin e Bashkimit Evropian ka qenë e paaftë për të gjetur zgjidhje politike në gjendje për të krijuar zgjidhje politike. Vendet e BE-së janë përballur me njëri-tjetrin, jo si anëtarë të një njësie të vetme politike, por si komb-shtete që ndjekin interesat e tyre kombëtare, ku suksesi i njërit vjen në kurriz të tjetrit.
Kjo mund të shihet në dy mënyra. Dimensioni i parë konsiston tek vendet që mbajnë barrën financiare për të stabilizuar eurozonën. Vendet e shëndetshme financiare kërkojnë të ndihmojnë vendet e dobëta të mbajnë barrën përmes kursimit. Vendet dobët kërkojnë nga vendet më të shëndetshme që të mbajnë barrën nëpërmjet kreditimit të vazhdueshëm, pavarësisht rrezikut në rritje se kreditë nuk do të shlyhen plotësisht. Rezultati është pasqyruar në përpjekje të vazhdueshme për kompromis të cilat kanë dështua.
Dimensioni i dytë fokusohet tek klasat. A duhet të përballohet barra nga klasat e mesme dhe të ulëta, duke ulur shpenzimet qeveritare karshi tyre ata? Apo nga elitat përmes rritjes së taksave? Kur ju bisedoni me evropianët që mbështesin idenë se Evropa është në procesin e zgjidhjes së problemeve të saj, shtrohet pyetja: Çfarë problemesh po zgjidhen? A është problemi i bankave? Problemi i papunësisë? Apo problemi i pamundësisë së shteteve anëtare për të gjetur zgjidhje të përbashkëta? Çka duhet theksuar rreth kësaj temë është se zyrtarët evropianë kanë qenë duke punuar në këtë problem për vite tashmë, dhe ata janë ndër më të mirë dhe inteligjentët në botë. Kësisoj, paaftësia e tyre për të gjetur një zgjidhje nuk është e rrënjosur në mungesën e ideve. Ajo i ka rrënjët në faktin se nuk ka një marrëveshje politike për të përcaktuar se kush do ta paguajë çmimin në mënyrë gjeografike dhe shoqërore. Tensionet kombëtare dhe tensionet klasore kanë penguar përpilimin e një zgjidhje, e cila mund të arrihet dhe të respektohet.
Nëse evropianët nuk e prodhojnë këtë lloj zgjidhje në vitin 2013, atëherë do të vijë koha ku do të ngrihen dyshime serioze rreth mundësive për arritjen e një kompromisi si dhe për të ardhmen e vetë Bashkimit Europian. Nëse Europa del me një plan që ka përkrahje të përgjithshme dhe nxitim njutonian pas arritjes së kompromisit, atëherë mund të themi se Evropa ka filluar të dalë nga kriza e saj, dhe se, nga ana tjetër, do të jetë gjëja e vetme më e rëndësishme që do të ndodhë në vitin 2013. Në këtë pikë, një person i arsyeshëm do të argumentonte se unë jam duke injoruar Shtetet e Bashkuara, e cila ka probleme ekonomike të ndryshme, por të barabarta me ato të Europës dhe është gjithashtu për nga rëndësia po aq e rëndësishme ekonomike dhe së fundmi, me problemin fiskal, ka treguar se nuk është e aftë për të arritur shpejt kompromis. Por, megjithëse ky krahasim është i vlefshëm në nivel financiar, nuk mund të përdorim të njëjtën vijë simetrike në nivel politik. Shtetet e Bashkuara nuk kërcënohen me shpërbërjen e federatës në qoftë se ato ndjekin politika kontradiktore. SHBA është më shumë se dy shekuj i vjetër dhe ka përballuar probleme më të vështira, duke përfshirë Luftën Civile dhe Depresionin e Madh. Bashkimi Evropian është vetëm rreth 20 vjeç në formën e saj aktuale, dhe kjo është kriza e parë e saj më e rëndësishme. Pasojat e keqadministrimit të sistemit financiar të SHBA-së janë të rëndësishme, por ndryshe nga Europa, pasojat ofrojnë një kërcënim të menjëhershëm të ekzistencës.
Kostot e tjera të krizës/Është dimensioni politik ai që është bërë më e rëndësishëm, jo ai financiar. Fare mirë, mund të jetë fakti se Bashkimi Evropian është në procesin e ballafaqimit me problemet e saj bankare dhe mund të jetë duke iu shmangur çështjeve të tjera të borxheve sovrane, por çmimi që ka paguar është një recesion ekomomik, e shoqëruar me një element ekonomik të rrezikshëm si papunësia, e cila është në një normë më të lartë se sa në Shtetet e Bashkuara të përgjithshëm, dhe jashtëzakonisht më e lartë se në disa vende të tjera. Ne mund ta ndajnë Bashkimin Evropian në tri kategori për ta krahasuar papunësinë e saj me atë të SHBA-së, e cila qëndron në rreth 7.7 për qind. Ka pesë vende brenda BE-së të cilat ndodhen poshtë kësaj norme (Austria, Luksemburgu, Gjermania, Holanda dhe Malta). Ka shtatë vendet me papunësi rreth normës së SHBA (Rumania, Republika Çeke, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar). Pjesa e mbetur prej 15 vende janë mbi nivelet e papunësisë së SHBA: Francën me 10.7 për qind, Italia me 11.1 për qind, 14.7 për qind në Irlandë dhe 16.3 % në Portugali. Greqia dhe Spanja janë ato që kryesojnë: Greqia në 25.4 për qind; Spanja me 26.2 për qind. Këto nivele janë afër normës së papunësisë së Shteteve të Bashkuara gjatë kulmit të Depresionit të Madh.
Është interesante të zbulosh se ndërsa Greqia ka zhvilluar tashmë lëvizje radikale të djathtë dhe të majtë, sistemi politik i Spanjës, ndërsa përjeton stres në qendër dhe rajonet autonome të saj, mbetet relativisht stabil. Unë do të argumentoja se stabiliteti është i bazuar në një besim se do të ofrohet një zgjidhje rreth kësaj situate papunësie. Është një problem thellësisht strukturor. Shkalla e papunësisë së SHBA-së gjatë Depresionit të Madh u pengua në një masë nga Kursi i Ri i Roosveltit, por u desh ristrukturimi i Luftës së Dytë Botërore që t’i jepte një adresim stabilizues normës së papunësisë.
Kjo është arsyeja pse 2013 është një vit vendimtar për Europën. Kontinenti i vjetër po punon shumë për të zgjidhur krizën bankare dhe për të nxjerrë jashtë loje borxhin kombëtar. Në mënyrë që të arrijë tek zgjidhja, ajo ka shkaktuar një dobësim të rëndë të ekonomisë dhe rritjen e papunësisë në disa vende. Shpërndarja e pabarabartë e kostos, si në shkallë kombëtare dhe shoqërore, është një kërcënim që i pozohet Bashkimit Evropian. Nuk është thjesht një çështje ku kombet marrin drejtime të ndryshme, por të shfaqjes së lëvizjeve politike, veçanërisht në sektorët më të prekur ekonomikisht të shoqërisë, të cilat do të jenë nacionaliste dhe mosbesuese.
Prandaj, 2013-a është viti në të cilin përkufizimi i problemit evropian duhet të lëvizë përtej krizës financiare, drejt pasojave sociale të kësaj krize. Progresi, nëse jo një zgjidhje, duhet të jetë i dukshëm. Vazhdimi i kësaj gjendje papunësie edhe për një vit mund të shkaktojë një opozitë të rëndësishme politike, e cila mund të krijojë qeveri apo të detyrojë qeveritë ekzistuese që të shkaktojnë vrima të zeza brenda strukturës së Europës. Slogani i Bashkimit Evropian ishte prosperitet dhe dështimi për të ofruar atë prosperitet ekonomik nuk mund të durohet për shumë gjatë. Nëse Evropa është në krizë, ekonomia më e madhe në botë është në krizë, politikisht dhe financiarisht. Kësisoj, për botën ka shumë rëndësi Europa!