Banka Qendrore Europiane dhe kartëmonedha euro
Të rejat më të fundit do të paraqiten nga vetë presidenti i Bankës Qëndrore Europiane, Mario Dragi përgjatë mbledhjes mujore të Komitetit ekzekutiv që do të zhvillohet në Gjermani këtë të enjte. Sidoqoftë kartmonedhat euro do të kenë të njëjtën prerje, të njëjtin dizenjim por edhe të njëjtat ngjyra por nga ana tjetër do të kenë një sistem më të madh sigurie në mënyrë që euro mos të jetë e fallsifikueshme. Kartmonedha e re e vendeve të Eurozonës ishte parashikuar të emetoej prej kohësh por tashmë është e sigurtë që do të dalë në qarkullim vetëm në muajin maj të këtij viti kur do të dalin dhe eurot e reja të para. Kjo gjeneratë e re e euros është quajtur ndërkaq si Seria Europa dhe në kartmonedha do të shtohet një pikturë e Europës në filigranë. Natyrisht për kartëmonedhat do të përdoret përsëri materiali kryesor që është letra prej pambuku që në të njëjtën kohë i jep kartmonedhës një tingull karakteristik. Nga ana tjetër do të ketë edhe një portret të një vazoje që daton që prej 2000 vjetësh e cila është gjetur në Italinë e Jugut por që ruhet në Paris. Imazhi i Europës do të jetë edhe në filigranë, dhe kundra dritës do të duket figura mitologjike, pastaj shifra dhe një dritare ku do të duken elementët arkitekturorë ku nuk do të mungojnë padyshim dhe yjet e Bashkimit Europian. Si elementë sigurie do të jenë edhe ngjyrat e shkëlqyeshme të shifrave dhe madje duke lëvizur kartmonedhën do të të prodhohet edhe një efekt i një drite që luhatet vertikalisht. Ndërsa në kartmonedhën 5 euro shfira do të ndërrojë ngjyrën nga një e blertë zmeraldi do të bëhët blu e errët. Gjithsesi kartmonedhat do të kenë të njëjtën prerje si deri më sot nga 5 euro deri në 500 euro dhe do të fillojnë të zëvendësojnë të vjetrat përgjatë viteve duke filluar që nga prerja më e vogël prej 5 eurosh ndërsa pas një viti do të fillohet me prerjet prej 10 euro. Për këtë qëllim janë konsultuar natyrisht edhe të verbërit në vendet e Eurozonës. Falë konsultimeve dhe kontrolleve të kryera në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, Banka Qëndrore Europiane ka marrë të gjitha masat e duhura që kartëmonedha e re të përmbushë të gjitha kriteret. Natyrisht të dyja prerjet do të ecin paralelisht dhe në kohën kur do të dalin nga qarkullimi do të ndërrohen në bankat e ndryshme për një kohë të gjatë. Përse këto ndryshime? Sepse në vende të ndryshme europiane dhe jo vetëm në vendet europiane janë vënë re falsifikime të kartmonedhave euro. Nisur nga ky fenomen shumë vende të Bashkimit Europian kanë nxjerrë rregullat e tyre kundër falsifikimit të kartëmonedhave. Është kërkuar sinjalizimi i kartmonedhave fallco që duhet t’i bëhet Bankave Qëndrore Kombëtare. E vecanta është se tashmë sinjalizimet nuk duhet të vijnë vetëm nga bankat apo postat, ku më së shumti kalojnë kartëmonedhat, por edhe nga institutet e monedhës elektronike, shoqëritë e ndryshme, ato të këmbimit të valutës dhe shpërndarësit automatikë. Nga bankat e ndryshme qëndrore kombëtare janë kërkuar masa kontrolli më të rrepta. Është folur që mos të kenë aparate të thjeshtë për verifikim por vetëm ato që janë në linjë me listën e botuar nga Banka Qëndrore Europiane. Në rastet kur vërehen kartmonedha të dyshuara si fallco këto do të tërhiqen për t’u dërguar ma pas në Bankat Qëndrore Kombëtare. Natyrisht ka shumë aparatura që nuk punojnë në rastet ku kartmonedhat janë të pista, mund të kenë njolla, vrima ose që kanë qenë të riparuara. Në momentin që këto kartmonedha dërgohen në Qendrat kombëtare të analizave kartmonedhat do i rikthehen prurësve me shumën që kishin. Në rastet e tjera Bankat kombëtare do të sinjalizojnë autoritet përkatëse.