Europa në prag – Sfida dhe mundësi për bizneset shqiptare

Një biznes 30-vjeçar në Tiranë deklarohet me bindje se eksporti drejt BE-së nuk është pamundësia që kuptohet shpesh tej negociatave politiko-teknike. Ndërsa Shqipëria ende nuk është pjesë e Bashkimit Europian, kjo kompani certifikohet në çdo shkallë duke eksportuar drejt BE-së.
“Të gjitha materialet janë të certifikuara për Bashkimin Europian. Respektimi i protokolleve të punës është thelbësor për suksesin në tregun e përbashkët me 465 milionë konsumatorë”, tha sipërmarrësja, Valentina Terezi.
Nga ana tjetër, ekspert dhe administrator i Konfindustria-s, Gjergj Buxhuku mendon se sfidat duhen parë më gjerësisht si vend.
“Ne duhet të kemi në radhë të parë marka të prodhimit shqiptar, dhe këto marka pastaj duhet të jenë konkurruese. Ti mund të kesh marka të prodhimit shqiptar, por kushtet e hapura të tregut nuk përballojnë dot konkurrueshmërinë dhe falimentojnë”, tha Buxhuku.
Praktika që bizneset jo vetë shesin në Europë, por me certifikatat europiane po lejohen për eksporte në tregje të tjera si SHBA, është edhe më domethënëse për një përgjigje të mundshme të kompanive shqiptare.
“Ne eksportojmë edhe në Itali. Kompanitë që ne furnizojmë janë lider në tregjet europiane. Të gjitha certifikimet, qoftë për tregjet europiane apo amerikane gjenden në këto profile që ne marrim”, tha sipërmarrësi Heridion Terezi.
Mes kushteve për t’u bërë europianë dhe mundësisë për të përfituar në një treg aq të madh, bizneset shqiptare, më shumë se politika, janë përpara sfidës së vetvetes. Për disa kjo është tashmë një rrugë e nisur, për të tjerët mbetet një zgjedhje mes përshtatjes dhe mbijetesës në një treg gjithnjë e më konkurrues.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/