E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Europa nën “pushtetin” e temperaturave ekstreme dhe zjarreve! OKB: Situata do përkeqësohet

Pjesa më e madhe e Europës Perëndimore vijon të jetë nën “pushtetin” e temperaturave ekstremisht të larta, ndërsa zjarret vdekjeprurëse kanë përfshirë kontinentin.

Mbretëria e Bashkuar, zakonisht e njohur për klimë më të buta, pa për herë të parë temperatura më shumë se 40C. Gjermania u përball me ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani, ndërsa në  Portugali është rritur numri i viktimave si pasojë e të të temperaturave shumë të larta.

Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (ËMO) paralajmëroi se do të bëhet edhe më keq. Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

“Në të ardhmen, këto lloj valë të nxehti do të jenë normale dhe ne do të shohim ekstreme edhe më të forta,” tha shefi i WMO, Peterri Taalas.

Në Francë, q ë nga 12 korriku, zjarret kanë përfshirë më shumë se 20,300 hektarë të rajonit të verës Gironde. Gati 37,000 njerëz duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. Paralajmërimet e motit janë ende në fuqi në Gjermani pasi vala e të nxehtit vazhdon të lëvizë në veri dhe lindje. Holanda gjithashtu u përball me temperatura shumë të larta, 39.5 gradë Celsius.

Në Greqi , një zjarr i madh ka përfshirë rajonin malor të Penteli, pranë Athinës. Flakët ka dëmtuar shtëpitë dhe ka bërë që autoritetet lokale të evakuojnë të paktën katër zona dhe një spital.

Sinoptikanët në Itali paralajmërojnë temperatura deri në 40-42 gradë Celsius mes të mërkurës dhe të premtes. Disa zjarre janë raportuar tashmë në vend./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›