Europa proserbe i tregoi dhëmbët Kosovës
Litari që po i vë tani Evropa në grykë Kosovës dhe kosovarëve ka pak ndryshim nga litari që serbet ua patën vënë shekuj me parë , me pikësynimin që në këtë hapësirë shqiptare gjithshka të jetë serbe dhe në çdo mëngjes në Kosovë këngën ta këndojë gjeli serb për t`i vënë kosovarët në rradhë si rosat për të punuar për argatin serb. Duket se edhe litari i ri Europian , në emër të demokracisë kërkon që të këndoj prap gjeli i Serbisë në rrethet e Kosovës.
Genocidi gjakatar që Serbia e Millosheviçit bëri në Kosovë në vitin 1999, që u pasua nga një ndërhyrje e NATO-s, u ka lënë në kujtesë kosovarëve shijen e hidhur të një kthimi të rrezikshëm të politikës serbe në vendin e tyre , sepse ato e kuptuan shumë shpejt se liria nën kujdesin e ndërkombëtarëve, kishte nje prapavijë të dyshimtë se këto çlirimtare, që u pritën me lule , nuk po ishin aq miq me viktimat, por filluan të derdhin lot për serbët e inkriminuar në vrasjet masive që bënë paramiliret ushtarakë të Serbisë, duke bërë të pamundurën që ta popullonin persëri Kosovën me kriminelë serb, që këto të jenë të gatshëm që në rastin më të
parë, ta gjakosin përsëri Kosovën me gjakun e kosovarëve. Kosova nuk mund të harrojë ditën kur nëpër rrugët e saj u duken blindat me nje inicial të çudishëm UNMIK , nën hijen dhe ka mundësi me lejen e tij, në Kosove filloi të
lulëzojë, droga, krimi, korrupsioni , prostitucioni, duke synuar që ngadale, por me këmbëngulje ta nxirrnin jashtë lojes politikën dhe shoqërine kosovare, që kur të
konfirmohej statusi i Kosovës, kosovarët të ishin të lodhur dhe të çmobilizuar dhe të paaftë për të reaguar. Duket se per 7 vite me rraëdhë u punua në këtë drejtim, sepse Kosova u bë qendër e lojrave politike, ku ato që u përfshinë në këtë lojë, bënë vetëm lojën e Serbisë. Ratifikimi i statusit të Kosovës nga Këshilli i Evropës, u tregoi kosovarëve se në krah nuk pati miq të sinqertë ,por pati miq për fiq , sepse endrra për një pavarësi të Kosovës për kosovarët, mbeti dhe
vazhdon të mbetet vetëm endërr. Tashmë Kosovën e lanë në baltë miqt e tyre Europian dhe Amerikan . Vetëm Serbinë nuk e lane miqt , por e mbrojten aq sa mediat i bënë të njohur opinionit publik botëror se lobi proserb dominoi në votimet e Asamblese së Këshillit Europian . Duke i dhënë Kosovës një ‘’Status me hije’,’ Evropa e hoqi maskën e saj të demokracisë duke treguar se ajo përdor standarte të dyfishta kur është fjala për t`u dhënë të drejtat shqiptarëve, duke u treguar dhëmbët e saj të frikshëm Kosovës dhe kosovarëve, të cilët ato nuk po i provojnë për herë të parë. Urtësia popullore na kujton se ujku mund të ndryshojë qimen, por vesin nuk e harron, kur është fjala për të shfarosë viktimat . Prandaj iluzionet janë gjithmonë fatkeqësi, sepse gjithmonë aty mund të notojë rrezikshëm edhe vdekja. Kështu u ndodhi kosovarëve kësaj rradhe dhe kështu do t`u ndodhë patjetër gjithmonë për sa kohë ‘’Kostumin e shteteve të vegjel do t`ua presin shtetet e mëdha’’.
Shumë interesant na paraqitet fakti se lobi serb u përfaqësua nga eurodeputetët demokrate angleze duke na bërë të mendojmë se gracka ku e vendosën Kosovën kishte një spektër të gjerë politik, ku u angazhuan ujqër të vjetër dhe ujqër të rinjë , të cilët u fokusuan në një linjë për të shuar dëshirën dhe kërkesën e kosovarëve për pavarësi. Evropa, me statusin që po kërkon të instalojë në Kosovë, po u kujton kosovarëve se edhe pas këtij statusi, nëpër rrugët e Kosovës do të livadhisë UNMIKU dhe në Kosovë do të vazhdojë të jetë e ngulur NATO me makinerinë e saj ushtarake , dhe nje komision ndërkombëtar do të ketë të drejtë vetoje mbi pushtetin e ardhshëm në Kosovë duke i lënë këtij pushteti defakto çelësat e kashtës dhe duke i hapur rrugë Beogradit të dirigjojë jetën politike të serbëve të Kosovës. Por, rreziku kryesor për Kosovën do të jetë prania e fortë civile e ndërkombëtarëve, të cilët do të jenë zotërit e vërtetë në hapësirën kosovare duke na bërë të mendojmë se lufta që u bë për të larguar ushtrinë jugosllave nga Kosova duket ka pasë objektiv që këtë trevë shqiptare ta zënë kolonizatorë të rinj, që në emër të një demokracie të dyshimtë, litari të vazhdojë t`u rrijë në grykë kosovarëve në të njëjtën vrimë që ua patën lënë serbët.
Me 2 shkurt , marioneta e politikës ndërkombëtare me emrin Ahtisari, do të shpalosë në Beograd dhe në Prishtinë statusin final të Kosovës i cili është i panegociushëm nga palët , pra i imponueshëm. Beogradi do ta pranojë me kënaqësi , sepse është në të njëjtën gjatësi vale me ato që shtron ky status, sepse Serbia me miqtë e shumtë proserbë i vuri etiketat këtij statusi. Prishtina do të befasohet dhe do të pësojë një zhgënjim tronditës, sepse do të shikojë të rrënohet ëndrra për një Kosovë të pavarur dhe do ta ndjeje veten shumë keq nga kjo dhuratë me gjemba të helmatisura që Evropa ua bëri peshqesh në këtë pranvere të rëndë për Kosovën . Me të drejtë shtypi i lirë në SHBA reagoi ndaj përpjekjeve për ti mohuar pavarësinë e Kosovës duke penalizuar Evropën pro-serbe se po merr në mbrojtje kriminelët serbë dhe po penalizon viktimat kosovare, që provuan një holokaus të vërtëtë nga armata e Beogradit në vitet 89-90.
Shtypi i lirë amerikan i tërhoqi vërejtje qeverisë amerikane, që e la Kosovën në duar të Evropës, që historikisht ka pas dhe ka alergji ndaj shqiptarëve. Por, duket se amerikanët janë rehatuar mirë ne bazën gjigante në Ferizaj dhe punët e tjera në Kosovë ua ka lënë atyre që këto punë dinë t`i rregullojnë vetëm në dëm të Kosovës. Duke parë këtë status të panegociushëm si fati i tyre i së ardhmes ku për pavarësi as që bëhet fjalë, ka mundësi që në Kosovë të dalë në rend të ditës sllogani i frikshëm dhe i rrezikshëm ‘’Me mirë nën Serbi se me këtë status të ri’’. Tashme gjithçka është e qartë për Kosovën dhe kosovarët sepse ato po provojnë në kete fillim shekulli të ri përsëri kamxhikun e hekurt mbi shpinën e tyre dhë në zemrën e tyre ato ndjejnë të ngulur dhëmbët e tmerrshëm të një Evrope historikisht antishqiptare. Koha dhe ngjarjet që do të vijnë më vonë do të tregojnë se cili do të jetë pozicioni i ardhshëm i politikës shqiptare dhe sa do të jenë të prirur dhe të gatshëm kosovarët të mbështesin një politikë që do të kërkojë sakrifica të tjera edhe të rënda për të realizuar ëndrrën e tyre shekullore për një Kosovë të lirë dhe të pavarur pa serbë të vjetër dhe pa serbë të rinj. Eshtë kërkesë pa ekuivok për të gjithë shqiptarët në të gjitha hapësirat, ku ato jetojnë, të jenë në mbështetje të popullit shqiptar të hapësirës kosovare në këto momente kur gracka ku duan të hedhin Kosovën, është në të vërtetë grackë ku duan të hedhin të gjithë kombin
Shqiptar.