Irani nuk përfill mesazhin e Obamës
Teheran - Vetëm një ditë pas apelit të paprecedentë të presidentit amerikan, Obama drejtuar popullit iranian, lideri suprem i këtij vendi deklaroi sot se nuk shihte ndryshime në politikën amerikane përballë Teheranit. Lideri suprem, Ajatollahu Ali Khamenei kritikoi ashpër qëndrimin amerikan ndaj Iranit që pas Revolucionit Islamik të 1979-s dhe shtoi se SHBA duhej të hiqte dorë nga ndërhyrjet në punët e brendshme të të tjerëve.