E Diel, 1 Nëntor 2026

Europa tua grisë në fytyrë pasaportat diplomatike politikanëve

U bënë gati dy dekada që shqiptarët e thjeshtë e të duruar ëndërrojnë të lëvizin lirshëm në Europën e lirë e demokratike, pjesë e së cilës kanë qenë në shekuj.

U bënë gati dy dekada e shihet gjëkundi dritë jeshile pasi, që të bëhesh pjesë e Europës, duhet punuar për kapjen e atyre standardeve që na i përsërisin vit pas viti: respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, fjala e lirë, rritje e qëndrueshme ekonomike, rritja e standardit të jetesës, përmirësimi i gjithanshëm i infrastrukturës, zgjedhje të lira e demokratike, gjyqësor të pavarur, luftë kundër korrupsionit, e të tjera, e të tjera.

Po t’i shikojmë me vëmendje, të gjitha këto janë detyrë e pushtetarëve, parlamentarëve dhe qeveritarëve tanë; teksa qytetarët e kanë përmbushur më së miri detyrën e tyre prej qytetari të ndershëm e taksapaguesi korrekt, duke ju dhënë kështu lëndën e parë në përpunimin e atij ingranazhi që do të na bënte pjesë të makinës europiane.

Superkorrupsioni që solli supertragjedinë e Gërdecit, duhet t’i hapë sytë e të ndërgjegjësojë Europën që të vetmit që u duhen grisur pasaportat diplomatike e u duhet përplasur dera në fytyrë, janë qeveritarët tanë hajdutë e të korruptuar, teksa të vetmëve që u duhen hapur dyert për të mirën e tyre dhe të Europës, janë qytetarët e duruar, të thjeshtë e të ndershëm shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›