Ja, sa të mbarojë qilimin Topalli dhe do t'ia heqim imunitetin Mediut!
Kësaj radhe Saliu ka nxjerrë në frontin antiamerikan Jozefinën. Ndoshta për arsye se në qeverisjen e pare u dogj nga një qëndrim i tille. Dhe e dyta, sepse kësaj radhe ai ka vetë nevojë të fshihet për aktin kriminal të Gërdecit.
Kështu që Jozefina me përvojën e saj të paparë që ka për gjëra të tilla, ka pandehur se mund t’ia dalë mbanë që miqtë ta hedhin lumin. Për këtë po na servir qilimin e saj. Jo qilimin fluturues, por atë të Penelopës: - Ja, sa të mbaroj unë thurjen e qilimit dhe do t'ia heqim imunitetin Mediut.
Por ja që hesapet i kanë bërë gabim prapë. E çuditshme është se Berisha i bën gjithmonë hesapet gabim dhe prapë, provon e riprovon të bëjë llogaritarin.