Kur i thanë Berishës...
Kur i thanë Berishës:Azemi na la.Ai lëshoi bombën:“Nano e ka vra”!Kur i thanë BerishësNjë skaf na u mbyt.“Dihet, tha, kjo punëRama e ka zhyt...”.Kur i thanë BerishësÇmimet në merkato...“I ngrenë socialistëtTë mos hyjmë në NATO...”.Kur i thanë BerishësRobt’ nuk kanë ç’të hanë“Ç’t’u bësh komunistëveAsnjë gjë s’na lanë...”.Kur i thanë BerishësGërdeci shpërtheu“Nuk e di ku bie...”Besoj, nuk gënjeu!Kur i thanë BerishësBaxhanaku t’la“Unë nuk e kam njohurPër atë Allah...”!E pyetën BerishënPër imunitetin“Po, po, do ta heqim.Mban secili t’vetin...”.Kur i thanë BerishësÇ’do të bësh me Mediun“Pyesni JozefinënPyesni dhe Sabriun...”.I dashur SaliPo flet Amerika.“Ju ma njihni trurinPrandaj...”, pika, pika!Kur i thanë BerishësPo Gjykat’e Lartë?“I bën JozefinaNjë prerje të artë...”.Kur i thanë BerishësDy fjalë për Sollakun“Ka fjetur mbi dosjeTa hiqni merakun...”.Kur i thanë BerishësSi të duket Ina?“Sikur s’qenka kukullTa vesh në vitrina...”.Kur i thanë BerishësSe po kërcet Topi“Nuk e din AiSe un’jam Ezopi...”!Kur i thanë BerishësDëgjo si flet Ngjela“Më dëgjoni mueE kam prek në tela...”!Kur i thanë BerishësFlet dhe Mustafai“Atë e kam xhanMë shumë se vëllai...”.Na thuj Berishë,Si po vepron Ksera?“Atë e di mirëS’bëhet stan me derra...”.I dashur BerishëBollanon s’e shkule!“Më duhet dhe pakShoku Vangjel Dule...”.Kur i thanë BerishësNa premtoi Saliu.“Mos i vini vesh Se gënjen si thiu...”.