E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Partizanit Sallaku Shume shpejt ne vendin qe i takon

Agonia po shkon drejt fundit.

Te Partizani kanë shfrytëzuar festat e fundvitit për të treguar se emri legjendar po kthehet në vendin që i takon në futbollin shqiptar.

Gjithçka është organizuar nga presidenti Lulëzim Sallaku, duke rikthyer një traditë që prej krizës financiare mungonte prej vitesh në klub.

Përveç drejtuesve të klubit dhe skuadrës aktuale, në këtë festë të pranishëm ishin edhe ish-lojtarë të njohur, si Orges Shehi, Dorian Bylykbashi apo Ardit Beqiri.

Nuk mund të mungonin emrat e mëdhenj të së kaluarës, mes të cilëve Miço Papadhopulli dhe Bejkush Birçe, apo drejtuesit e FSHF-së.

Tifozët me parullat dhe brohoritjet e tyre e kanë bërë edhe më të bukur festën. Partizani po kthehet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›