E Diel, 1 Nëntor 2026

Europianët shpenzojnë më shumë për kafshët sesa për të drejtat e njeriut

Më shumë fonde jepen për kafshët shtëpiake, sesa për të drejtat e njeriut. Europianët harxhojnë 250 herë më tepër për kafshët shtëpiake sesa gjithë bota jep për të drejtat e njeriut, tha Navi Pilaj, komisionerja e lartë në OKB për të drejtat e njeriut.
Duke bërë thirrje për më shumë fonde, të cilat të mbulojnë nevojat në rritje mbas pranverës Arabe, ajo tha, se financimi i përvitshëm vjetor prej 202 milion dollarë është i barabartë me shumën, të cilët australianët e shpenzojnë për vezët e pashkëve ose pak a shumë se çmimi i tre gjuajtësve F -16.
Në konferencën për shtyp Lilaj tha, se mesazhi i protestave në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme ka nxitur një interes më të madh, ndaj problemeve të të drejtave të njeriut në të gjithë botën. Ja vlen të investohet më shumë në të drejtat e njeriut, të ndihmohen aktivistët e guximshëm të të drejtave të njeriut dhe protestuesit në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe gjithandej”, tha Lilaj, e cituar nga Rojters.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›