E Diel, 1 Nëntor 2026

Europiani i Peshëngritjes mbyllet sot, pak medalje për Shqipërinë

TIRANE - Do të garojë edhe një peshëngritës sot për Shqipërinë, pikërisht Isa Bala, por shpresat janë të pakta që ai të futet në zonën e medaljeve, pasi konkurrentët e tjerë janë të fortë në kategorinë 105 kg e sipër. Kjo do të jetë edhe gara e fundit e Kampionatit Europian të Peshëngritjes për të rritur, që këtë herë u organizua në Shqipëri. 

Por nëse organizimi ka qenë thuajse perfekt, kjo e deklaruar, si nga pjesëmarrësit, edhe nga krerët e peshëngritjes europiane e botërore, rezultatet e peshëngritësve tanë nuk janë ngjitur në nivelin e deklaruar para fillimit të këtij kompeticioni. Një medalje ari e Daniel Godellit ngrohu shqiptarët, por jo Romela Begaj, nga e cila priteshin të paktën 2 medalje ari. 

Po ashtu, një paraqitje e mirë pritej edhe nga Briken Calja, i cili nuk ishte në një ditë të mirë. Të tjerët pastaj kanë zhgënjyer edhe më shumë. Sonte në orën 20:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e mbylljes, ku deri tani janë thënë fjalët më të mira për organizimin nga ana e Shqipërisë.

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›