E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europiani i zgjeruar, Duka optimist

Sipas shefit te FSHF-se, me organizimin e ri, Shqiperia do kete me shume shanse per te marre pjese ne nje eveniment te tille.

Pas njoftimit te UEFA-s se europiani i vitit 2016 do zhvillohet me 24 skuadra, presidenti i FSHF-se, Armand Duka eshte shprehur mjaft i kenaqur, duke theksuar se kjo eshte nje mundesi e arte per Shqiperine.

“Une them se kemi me shume shanse. Nuk po them se do te kualifikohemi, gjithsesi, shpresoj te surprizat edhe para Euro 2016-s”, u shpreh shefi i organizmit me te larte te futbollit ne vend.


Ne gjirin e UEFA-s jane anetaresuar 53 federata dhe europiani i vitit 2016 do jete nje mundesi e mire per nje pjese te mire te disa federatave modeste, qe kombetaret e tyre te marrin pjese ne evenimentin magjik qe zhvillohet cdo kater vjet. Nderkohe, formati me 16 skuadra do te aplikohet edhe ne europianin e pas 4 viteve ne Poloni dhe Ukraine.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›