Oleguer ne telashe me drejtesine

Ish mbrojtesi i Ajaksit dhe Barcelones, Oleguer Presas Renom rrezikon dy vjet heqje lirie pasi ai eshte vene nen hetim nga autoritetet spanjolle.
Kjo mase ndeshkimore eshte kerkuar nga prokuroria spanjolle per shkak te perfshirejes ne trazirat e 27 shtatorit te vitit 2003 mes policise dhe disa te rinjve ne qytetin ku ka lindur lojtari, Sabadell. Oleguer nuk eshte i vetmi qe mund te ndiqet penalisht, pasi edhe 10 persona te tjere po hetohen dhe pritet qe te njihen me masen ndeshkimore.
Policia nderhyri pas sinjalizimit te banoreve, te cilet u perballen me rreth 200 te rinj, disa prej te cileve sulmuan forcat e rendit dhe plagosen nje polic. Mes te rinjve ndodhej edhe mbrojtesi, i cili rrezikon te kaloje 2 vjet pas hekurave te burgut, cka do te rezultonte fatale per imazhin e tij.