Vieira optimist: Ndaj Milanit jemi favorite

Derbi milanez ka filluar qe prej disa ditesh. Deklaratat e trajnereve, drejtuesve dhe lojtareve kane nxehur ambientin perreth stadiumit “San Siro” ku te dielen ne mbremje do “perplasin briret” Milan dhe Inter.
Mesfushori zikalter, Patrick Vieira qe rikthehet pas nje sezoni te kushtezuar nga demtimet, kujton te shkuaren e shkurter ne radhet e Milanit ku u aktivizua ne vitin 1996. “Kam luajtur me pak se nje vit per kete shoqeri ku mesova shume. Stervitesha me njerez si Costacurta, Baresi, Maldini, Weah e Boban”, shprehet francezi per Italia 1, duke shtuar se eshte i lumtur qe u largua dhe u bashkua me Arsenalin.
Ne vijim, ai foli per derbin e dites se dieles. “Jemi me te forte se Milani sepse ndodhemi ne nje moment ku vetem fitojme dhe luajme mire. Skuadra eshte e forte dhe shpresoj qe te fitojme”, shprehet Vieira. Ne perfundim te intervistes, ai shkeput fjalet me te mira per trajnerin Mourinho, duke theksuar se eshte nje njeri qe i perkushtohet shume punes.