Europianizimi i Ballkanit
NgaARBEN MALAJ
Nese do te kete nje lufte tjeter ne Europe ajo do te vije nga cmendurite e ballkanasve Otto von Bismarck 1815-1898
Ne fund te viteve 1800 ky ishte perceptimi per kontributet e Ballkanit ne Europe. Fatkeqesisht edhe realiteti yne historik deri ne fund te viteve 90 ka qene po kaq i trishtueshem. Gjithmone eshte diskutuar rreth te ardhmes tone europiane por sfida e europianizimit te Ballkanit duket se nuk ka
qene dhe akoma nuk eshte as e lehte dhe as e shpejte.
Ballkani per shkak te historise dhe skepticizmit rreth te ardhmes se tij jo rralle eshte perdorur jo si nje kontekst gjeografik jo si nje kontekst politik por si nje metafore e kultures politike dominuar nga grindjet konfliktet dhe lufterat.
Sikur te mos mjaftonte kjo thenie e Bismark serish nje burre shteti pikerisht Churchilli ne 1941 do te theksonte se Ballkani prodhon me shume histori sesa ai konsumon.
Shpesh ne momente konfliktesh dhe lufterash europianizimi i Ballkanit eshte dukur i larget deri edhe i pamundur. Aq e pashprese eshte konsideruar ne disa raste perspektiva europiane e rajonit tone sa politikanet ballkanas jo rralle kane keqperdorur riskun e ballkanizimit te Europes per te fshehur deshtimet e tyre.
Ndoshta keta politikane i referohen faktit qe Lufta e Pare Boterore nisi pikerisht ne Ballkan dhe qe kjo fuci e ndezur ballkanizoi me shpejtesi gjithe boten.
Vetem pas viteve 2000 Ballkani Perendimor po e ndjen me afer Europen. Deshperimin e se kaluares duket se po e tejkalon optimizmi i se ardhmes.
Nje pjese e lidershipit politik europian iniciuar nga Papandreu propozon qe ne vitin 2014 pikerisht ne 100-vjetorin e Luftes se Pare Boterore te mbyllet perfundimisht historia e Ballkanit me vetveten.
Propozohet qe ne vitin 2014 Ballkani Perendimor te anetaresohet ne Europe. Edhe pse ky opsion mund te duket shume optimist eshte fakt qe anetaresimi ne BE mbetet strategjia me e mire per te mbyllur pefundimisht historine e vjeter te rajonit tone.
Perspektiva e standardeve europiane do te ndihmoje Ballkanin te ndihet realisht pjese e bashkimit te vlerave me te mira te lirise demokracise dhe prosperitetit.
Samiti i Zagrebit ne vitin 2000 Samiti i Selanikut ne vitin 2003 perfundimi i negociatave per anetaresim i Kroacise perfitimi i statusit te vendit kandidat nga Maqedonia dhe Mali i zi liberalizimi i levizjes se lire per te gjitha vendet e Ballkanit sa me shpejt edhe per Kosoven jane prova konkrete se Europa e Bashkuar eshte me afer se kurre.
Tani nuk diskutohet me e ardhmja jone ne Bashkimin Europian tani diskutohen dy momente te rendesishme koha dhe cilesia e ketij procesi.
Europianizimi i Ballkanit nuk do te percaktohet nga aksesi ne rritje drejt BE-se por nga cilesia e zhvillimeve politike ekonomike dhe sociale ne vendin tone.
Europianizimi yne nuk do te percaktohet vetem nga plotesimi i disa kritereve teknike por nga cilesia e zhvillimeve politike dhe ekonomike. Ai do te influencohet ndjeshem nga kultura e re politike.
Evropa nuk do te krijohet menjehere ose sipas nje plani te vetem. Ajo do te ndertohet me ane te arritjeve konkrete te cilat ne radhe te pare do te krijojne nje solidaritet de facto. Keshtu do te theksonte 60 vjet me pare Robert Shcuman ministri i Jashtem i Frances ne 1950.
Ky eshte impakti real i cdo hapi konkret drejt Europes se Bashkuar. Ky projekt kerkon me shume solidaritet dhe me shume perkushtim. do hap konkret ne procesin e integrimit tone jo vetem mban gjalle shpresen por nepermjet arritjeve konkrete e nxit me shume pergjegjshmerine tone.
Edhe liberalizmi i vizave eshte nje arritje konkrete e vendeve te Ballkanit drejt Europes se Bashkuar. Edhe pse e vonuar ajo duhet te sjelle nje impakt pozitiv mbi te gjithe faktoret politike te rajonit tone.
Sa me shpejt dhe sa me shume te jemi pjese e vlerave dhe lirive themelore te Europes se Bashkuar aq me shume do te ndjehemi fajtore pse jemi vonuar kaq gjate aq me shume duhet te jemi te pergjegjshem per gjithcka qe humbasim po te vonohemi akoma edhe me.
Deputet i PS lektor i integrimit europian