Europol paraqet rezultatet e mega-operacionit prangoset edhe nje tjeter shqiptar
Arrestohet edhe nje shqiptar i pershire ne listen e rrjetit nderkombetar te droges qe u asgjesua nga bashkepunimi mes policive dhe prokurorive te disa shteteve. Po ashtu pak ditesh Europol beri te ditura rezultatet e hetimit 1-vjecar ne Belgjike France Gjermani Itali dhe ne Holande ku u asgjesua nje rrjet i forte kriminal me rreth 100 persona ku pjesa me e madhe e tyre ishin kriminele shqip-foles. Te gjithe keta persona ishin te perfshire ne rrjetet e trafikimit te kokaines. Pjesa me e madhe e te arrestuarve jane ne Itali ndersa nuk kane munguar aksionet edhe ne vendet e tjera te BE-se. Prangosja me e fundit u be ne Gjermani ku u prangos shtetasi shqiptar Gojart Leba 28 vjec dhe me pas u ekstradua drejt Romes per llogari te drejtesise italiane.
I arrestuari i fundit
Eshte dorezuar ne aeroportin e Romes shqiptari i arrestuar ne Gjermani pasi ishte ne kerkim nga policia italiane Gojart Leba 28 vjec. Sic ka bere te ditur media italiane shqiptari i ekstraduar mengjesin e djeshem ishte ne kerkim pasi bente pjese ne nje organizate te trafikut te droges e shkaterruar gjate operacionit te koduar Mini One i zhvilluar ne qershorin qe kaloi. Leba nje prej 31 personave ndaj te cileve ishte leshuar urdher-arresti kishte tentuar qe ti shpetonte ndalimit duke ikur ne Gjermani. Por per te ishte leshuar nje flete arresti nderkombetar dhe policia gjermane me ndihmen e karabiniereve te Kaljarit ka mundur ta gjejne ate. Pasi eshte ndaluar brenda pak ditesh eshte bere ekstradimi drejt Italise nga Interpol Visbadeni ne bashkepunim me Interpol Romen. Shqiptari 28-vjecar eshte derguar ne burgun e Regina Coeli.
Rezultatet e mega-operacionit
Europoli nxori disa dite me pare rezultatet e mega-operacionit qe u be fale bashkepunimit te policive dhe prokurorive te disa vendeve europiane. Aksionet u pergatiten nga agjencite evropiane antikrim Europol dhe Eurojust qe ne vitin 2009 dhe u finalizuan ne qershor te ketij viti. Investigimi nisi nga Karabinieria e Ferraras dhe vetem ne Itali bashkepunimi policor nderkombetar coi ne identifikimin e te pakten 76 te dyshuarve nga autoritetet gjyqesore vendase - thone burimet zyrtare te Europolit. Sipas tyre 40 prej tyre u arrestuan ndonese pjesa me e madhe e tyre mbeten ende te dyshuar.
Ne te vertete nje numer i madh kriminelesh shqiptare u kapen ne Belgjike Gjermani dhe Itali per lidhjet me trafikimin e kokaines. Perfundimisht u kapen 6 kg heroine 2.5 kg kokaine dhe substanca te ndryshme narkotike materiale te paketuara dhe pajisje qe perdoreshin gjate trafikimit te lendeve narkotike
Ne France u arrestuan 22 shqiptare-foles te dyshuar u sekuestruan 3.2 kg. heroine si dhe nje sasi prej 127 mije euro. Kerkesa per mbeshtetje ligjore te ndersjelle e leshuar nga autoritetet gjyqesore franceze u ekzekutua ne disa vende.
Hetimet ne Belgjike cuan ne arrestimin e 3 personave dhe sekuestrimin e nje sasie prej 30 kilograme Cannabis materiale dhe pajisje paketuese. Hetimet holandeze cuan ne konfiskimin e nje sasie prej 20 kg Cannabis dhe nje sasie armes zjarri ndersa ne Gjermani jane nen hetim 7 persona - sqarojne burimet ne seline e Europolit ne Hage. Ne operacionet qe u finalizuan ne muajin qershor bashkepunuan edhe autoritetet policore dhe prokuroria shqiptare. Kryeprokurorja Ina Rama shkoi ne Itali ku u prezantuan nje pjese e rezultateve te ketij mega-operacioni qe perfshiu disa shtete.
REZULTATET
100 numri i trafikanteve te rrjetit
40 trafikante ndalohen ne Itali
76 numri i te kerkuarve ne Itali
22 shqiptare-foles prangosen ne France
3 trafikante arrestohen ne Belgjike
7 persona nen hetim ne Gjermani
5 Shtator 2010