E Diel, 1 Nëntor 2026

Parate e piramidave gati agjentet speciale qe do ti riatdhesojne



Parate e firmave piramidale te viteve 92-97 do te sillen ne Shqiperi me cdo forme. Ky ka qene nje vendim i rezervuar i qeverise e cila ka parashikuar ngritjen e nje grupi special agjentesh financiare te cilet do te nisin gjurmimin hetimin dhe sekuestrimin e aseteve te ish-boseve te firmave piramidale ne te gjitha vendet e botes ku ata mund ti kene transferuar ose investuar. Agjentet dhe specialistet qe do te sjellin parate e firmave piramidale te transferuara jashte shtetit do te perfitojne per vete deri ne 15 per qind te vleres se arketuar ne favor te ketyre shoqerive. Agjentet speciale mund te jene jo vetem te kontraktuar nga shteti shqiptar por mund te jene edhe agjenci private investigimi te cilat mund te marrin persiper spiunimin gjurmimin e deri te nderhyrja ne rrjetet e bankave private ku jane depozituar parate e kompanive dhe ish-boseve te tyre. Ky eshte dhe vendimi i posacem i qeverise e cila po kerkon me cdo kusht kthimin e parave te marra nga kompanite rentiere deri ne vitin 1997 ne Shqiperi. Pas botimit te vendimit te qeverise ne Fletoren Zyrtare ku eshte percaktuar tarifa per pagesen e keshilltareve profesioniste dhe agjenteve private te kontraktuar pritet te nise puna per kontraktimin e ketyre personave. Ata do te kene te drejten qe ne emer te shtetit shqiptar te kerkojne ne shtetet e huaja shumat e parave te transferuara ne banka nga shoqerite huamarrese.

Vendimi
Ne vendimin e posacem te qeverise per parate dhe asetet e ish-kompanive piramidale thuhet Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te Ligjit Nr. 8215 date 9.05.1997 Per kontrollin financiar te personave juridike jobankare qe kane marre hua nga publiku i gjere i ndryshuar me propozim te ministrit te Financave Keshilli i Ministrave vendosi qe Tarifa e pageses per keshilltaret profesioniste dhe agjentet e kontraktuar nga administratori i shoqerise huamarrese mund te jete deri ne 15 per qind te vleres se arketuar ne favor te ketyre shoqerive nga riatdhesimi i vlerave monetare te depozituara ne banka te personave te shpallur debitore dhe aseteve te shoqerive huamarrese ne administrim te shtetasve shqiptare dhe te huaj qe ndodhen brenda ose jashte shtetit te perfshire ne veprimtarine e firmave piramidale.
Shume prej pasurive te ish-boseve te firmave piramidale kane mbetur ne bankat e huaja dhe prej vitesh shteti nuk mund te nderhyje per ti rikthyer ne duart e perfituesve te ligjshem. Per kete arsye qeveria ndermori se fundi kete hap per tua lene kete detyre agjenteve me pagese qe do te punojne per te rikthyer shumat ne Shqiperi.

Pajtimi i agjenteve
Ne baze te vendimit te mesiperm te qeverise agjentet speciale mund te perzgjidhen nga Ministria e Financave por mund te jene edhe persona ose subjekte private te specializuara qe do te pajtohen kontraktohen me pagese nga shteti shqiptar. Vendimi eshte tashme zyrtar dhe ka si qellim rigjetjen e parave nga ana e ketyre agjenteve si dhe rishperndarjen per kreditoret qe kane humbur parate ne fajde. Vendimi i qeverise do te zbatohet nga Ministria e Financave dhe Grupi Mbikeqyres i Shoqerive Huamarrese te cilet jane ne administrim zbatimin e tij. Ne kete menyre do te jete administratori i shoqerise huamarrese ai qe do te vendose se si do te behet pagesa e keshilltareve profesioniste apo agjenteve te kontraktuar. Hetimet shumevjecare per veprimtarine e ish-kompanive piramidale jashte shtetit shqiptar kane konfirmuar se shuma te medha parash jane transferuar jashte vendit shuma te cilat u perkisnin shtetasve shqiptare dhe qe u grumbulluan prej ish-boseve te firmave me ane te aktivitetit kriminal te huamarrjes.

5 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›