E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurosong, këngëtarja serbe fyen përfaqësuesit e Shqipërisë: Idiot që ulëret!

TIRANE-Skandal në Eurovizion, këngëtarja serbe e cila fitoi festivalin e Eurosong në vitin 2007 ka fyer gazetarët shqiptare si dhe përfaqësuesit e vendit tonë në këtë kompeticion, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko.

Këngëtarja serbe, Marija Sherifoviç, e pranishme në konferencën për mediat ka reaguar ashpër gjatë pyetjeve që gazetarët shqiptarë i kane drejtuar përfaqësuesve të Serbisë në Eurosong lidhur me veshjet e tyre. Gazetarët e kanë pyetur palën serbe se kush ua ka përgatitur kostumet dhe pse personin përgjegjës nuk e kanë dërguar menjëherë në shtëpi. Këngëtarja dhe fituesja e festivalit të 2007-ës, Marija Sherifoviç, ka reaguar me nervozizëm, shkruan portali serb, “Kurir”. “Shihni se si dukeni ju”,- ka thënë Sherifovic.

Ky reagim i saj ka ngjallur pakënaqësi tek gazetarët shqiptarë për mënyrën e sjelljes . Asaj nuk i ka mjaftuar ofendimi i gazetarëve shqiptarë, por ka fyer edhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, duke shkruar “Pse ulëret, idiot i shpupurisur”, koment I cili ka gjetur vend më pas në mediat në Beograd.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›