E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, kapen 2 të rinj me 5 kg hashash dhe 30 doza heroinë

ELBASAN-Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia pas sekuestrimit të një sasie prej 5 kilogramë hashash dhe 30 doza heroinë. Paraditen e sotme në qytetin e Elbasanit falë operacionit të policisë të koduar “Nisma” është bërë e mundur vënia në pranga e shtetasit, Emiljano Bërdufi 24 vjeç dhe Redi Zeneli 19 vjeç.

Dy të rinjtë janë arrestuar pasi kontrollit ku u janë gjetur 30 dozat e heroinës, të cilat ishin destinuar për shitje.

Ndërkohë në një tjetër aksion në kuadër të këtij operacioni është bërë dhe sekuestrimi i hashashit. Lënda narkotike është bllokuar në një makinë në lagjen “5 Maji”. Droga ndodhej në një furgon në këtë lagje. Drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet në momentin që ka pikasur afrimin e policisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›