Eurostat, shqiptarët janë grupi i tretë i emigrantëve në BE
Sipas statistikave të Eurostat në fund të vitit 2010, afërsisht 1.1 milionë shqiptarë rezultonin si emigrantë në BE. Në fakt shqiptarët përbëjnë grupin e tretë më të madh të të huajve në BE pas turqve dhe marokenëve.
Sipas statistikave shqiptarët në Itali janë aktualisht 467 mijë vetë dhe përbëjnë 11% të popullatës së huaj në këtë vend. Ndërkohë që në raportin e statistikave të Eurostatit nuk janë përfshirë të dhëna për gjendjen e shqiptarëve në Greqi.
Afërsia gjeografike me vendet e pasura të Bashkimit Evropian si dhe mosha mesatare shumë e re mes shqiptarëve vlerësohen si shkaqet kryesore të këtij emigrimi masiv, thuhet në raport.
Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2010, bie ideja se një pjesë e emigrantëve shqiptarë po kthehen në atdhe për shkak të krizës në Greqi.