E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Marrëveshja me PD-në do vazhdojë, s’i gjykojmë halucinacionet e Ramës”

06-12-2011 / Gazeta 55

Kreu i LSI-së, Ilir Meta flet për marrëveshjen e koalicionit PD - LSI

“LSI ka një marrëveshje me PD-në dhe i ka qëndruar korrekte kësaj marrëveshje. Bashkëpunimi ynë do vazhdojë edhe në të ardhmen”. Kështu u shpreh dje kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një deklarate për mediat, ku vlerësoi koalicionin qeverisës si të suksesshëm. Duke iu referuar deklaratave të fundit të Ramës, në Asamblenë Kombëtare, se Ilir Meta e ka bërë zgjedhjen e tij duke qenë në koalicion me PD-në, kreu i LSI-së tha se Rama ka kohë që lëshon deklarata haluçinante dhe kjo si pasojë e krizës së brendshme të opozitës. Meta theksoi se nuk shqetësohet për akuzat dhe qëndrimet politike të Ramës. “LSI ka një marrëveshje me PD dhe i ka qëndruar korrekte kësaj marrëveshje. Çdo politikan, çdo parti politike ka të drejtë të ndryshojë qëndrim. Ne nuk jemi këtu për të gjykuar këto haluçinacione, por për të vijuar përpara punën. Këto deklarata nuk na emocionojnë aspak”, u shpreh Meta. Në librin “Kurban” të kryesocialistit Edi Rama, Ilir Meta është ndër protagonistët kryesorë, por kjo duket se nuk e ka shtyrë Metën, të lexojë radhët e shkruara nga Rama. “Mendoj se në treg ka shumë më tepër libra interesantë. Një politikan që është aktiv nuk ka pse shkruan kujtime, aq më shumë të një humbje si ajo që ka ndodhur”, tha ai. Duke iu referuar reformës zgjedhore, Meta shprehet se LSI nuk do të vërë kushte si ndryshimi i sistemit, por se kushti i vetëm janë zbatimi i rekomandimeve të OSBE – ODIHR për zgjedhjet.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›