E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurovision, prova e parë në skenë, Rona Nishliu mahnit me vokalin

BAKU – Vetëm pak ditë na ndajnë nga festivali europian i këngës, Eurovision, dhe përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja nga Mitrovica Rona Nishliu, ka bërë me të vërtetë përshtypje me vokalin e saj, në provën e parë në skenën e Azerbajxhanit.

Rona Nishliu këndoi këngën e saj 'Suus', e cila u prit mjaft pozitivisht nga kritika. Siç shkruan sajti zyrtar i Festivalit Europian, kënga e cila u interpretua totalisht në gjuhën shqipe ishte shumë bindëse dhe profesionale, dhe se Rona nuk kishte aspak nevojë për mbështetje vokale nga zëra të dytë.

Kjo është prova e parë ku bëhet një kontroll i zërit, ndërsa në provën e dytë do të zbulohen detaje për mënyrën e prezantimit në skenë, veshja dhe shoqëruesit, të cilat mbeten ende surprizë.

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision këtë vit është pëlqyer shumë nga dëgjuesit, të cilët kanë bërë komente të shumta në Youtube dhe sajte të tjera muzikore.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Eurovision, prova e parë në skenë, Rona mahnit me vokalin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›