E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjatimi i Bulevardit, Basha prezanton projektet finaliste

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha prezantoi sot dy projektet finaliste për zgjatimin e Bulevardit të kryeqytetit. Kryebashkiaku Basha theksoi se pas përzgjedhjes së projektit fitues, do të nisë menjëherë puna.

“Kemi diskutuar me grupet e interesit se si mund të maksimalizojmë përfitimet edhe në pjesë të tjera të Tiranës, kemi folur me botën e biznesit për impaktin e menjehershëm për hapjen e mijëra vendeve të punës dhe planet afatgjatë në krijimin e një poli të ri zhvillimi ekonomik”- tha Basha.

Në garë janë dy kompani të njohura me seli në Britaninë e Madhe, ‘DAR’ dhe ‘Grimshaw”.

Në 3 ditët e para të kësaj jave në Galerinë e Arteve do të publikohen 2 projektet finaliste dhe përfaqësuesit do te argumentojnë se përse projekti i tyre është më i mirë dhe si i përgjigjet ai parametrave të zhvillimit afatgjatë dhe vizionit për një Tiranë europiane.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›