E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike, arrestohen 2 persona

KORCE – Policia kufitare sekuestroi rreth 20 kg lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa, në pikën kufitare të Kapshticës. Droga u sekuestrua mëngjesin e sotem gjatë një kontrolli të ushtruar në mjetin me targa AA 908 CR.

Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në shasinë e automjetit dhe kishte si destinacion shtetin grek.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Sopot Sejdiu, si dhe personin tjetër që udhëtonte me të, Naser Bajrami nga Kosova.

Ndërkaq policia po punon për zbulimin e një rrjeti të mundshëm të trafikimit të drogës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›