E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurovizioni per femije - nje festival vetem per Europen lindore

Historia e Eurovizionit per femije JESC- Junior Eurovision Song Contest filloi gati para nje dhjetevjecari. Ideja erdhi nga vendet skandinave te cilat per vite te tera i kane zhvilluar me shume sukses konkurset rajonale muzikore per femijet. Unioni Europian i Radiove EBU e pelqeu kete koncept dhe ngarkoi radion daneze me organizimin e konkurrimit te pare qe u zhvillua ne Kopenhage. Si model u mor Eurovizioni i madh me traditen e tij 56 vjecare.

Te gjithe pjesemarresit ne Eurovizionin per femije vijne nga shtetet anetare te EBU-s. Artistet e rini duhet te jene nga mosha 10 -15 vjec. Por jo cdo element kopjohet nga festivali i te rriturve qe terheq vit per vit rreth 120 milione shikues. Keshtu artistet e rinj duhet te kendojne ne gjuhen e nenes nje rregull qe ne Eurovizioni nper te rritur nuk merret parasysh. Nga ana tjeter pjesemarresit duhet te jene vete autoret e kengeve te tyre. Megjithese lejohen te ndihmohen nga kompozitore profesioniste. Nje dallim tjeter mes dy Eurovizioneve vendi qe fiton nuk eshte automatikisht edhe vendi organizues i festivalit te ardhshem. Kete vit finalja zhvillohet ne Armeni qe vitin e shkuar ishte edhe fituese e Eurovizionit per te rritur.

Bildunterschrift Amanda 14 vjec kendon per Letonine

Europa lindore e mbiprezantuar

Nga te 13 vendet qe marrin pjese ne festivalin e ketij vit tete prej tyre vijne nga ish-republikat sovjetike Lituani Letoni Moldavi Armeni Ukraine Bjellorusi Rusi dhe Gjeorgji dy tjere vijne nga Bullgaria dhe Maqedonia. Ndersa nga vendet perendimore jane te prezantuara vetem tre shtete. Holanda Belgjika Suedia. Disa nga vendet pjesemarrese te viteve te shkuara kane refuzuar pjesemarrjen me justifikimin se ne kohet e krizes ato jane te detyruara te kursejne. Te pese shtetet evropianoperendimore qe klasifikohen automatikisht mungojne ne festivalin e ketij viti. Britania e Madhe ka marre pjese tre here ne kete Eurovizon. Spanja kater here ndersa Franca vetem nje here.

Sietse Bakke i ngarkuari i EBU-s per Eurovizionin e shpjegon keshtu kete situate Po te krahasosh ofertat televizive ne Perendim dhe Lindje atehere vihet re se oferta per spektakle me aspekt defrimi eshte teper e madhe ne Perendim. Ne Lindje nga ana tjeter kjo industri eshte ende ne zhvillim. Kur EBU iu ofron atyre nje format te mire atehere kjo eshte nje arsye e mire per vendet evropianolindore qe te marrin pjese ne kete spektakel.

Bildunterschrift Sietse Bakker EBU

Jo rekord kuotash

Gjermania dhe Italia deri me tani nuk kane treguar interes. Nje televizion publik gjerman NDR sqaron se ky format nuk zgjon interes per publikun gjerman. Por gjuha e shifrave te thote dicka tjeter. 60 e spektatoreve te Eurovizionit te ketij viti per te rriturit ne Gjermani ishin te rinj nga mosha 14-29 vjec. Qe ky lloj festivali nuk do te zgjonte interes kete e kundershtojne vende si Belgjika apo Holanda. Aty ky festival gezon nje popullaritet te madh. Els Van den Abeele drejtuese e delegacionit belg ne kete festival thote

Eurovizioni per femije ne vendet tona si Belgjika dhe Holanda eshte shume i dashur prandaj nuk e kuptoj pse disa vende perendimore nuk marrin pjese ne te. Ne Belgjike per shembull CD-ja me kenget belge konkuruese per kete festival ka qene CD-ja me e shitur kete vit.

Mision i rendesishem

Pavaresisht nese koncepti per festivalin e kenges per femije eshte i dashur apo jo per shikuesit duhen kujtuar edhe detyrimet qe kane mediat publike kundrejt qytetareve thekson Rade Spasovski drejtues i delegacionit maqedonas ne Eurovizionin per femije dhe drejtor i televizionit publik MKRT ne Shkup

Maqedonia e mbeshtet kete konkurrim. Madje eshte politika jone redaksionale qe te nxisim talentet e reja dhe tu japim atyre mundesine qe te prezantohen jashte vendit. shte e vertete qe ky festival ndodhet ne krize. Ne vitin 2003 ishin 18 vende pjesemarrese. Nga viti ne vit eshte ulur numri i pjesemarresve por mendoj se po qe se ekziston vullneti per te vazhduar me kete festival atehere duhet gjenden edhe fondet per te.

Kengetaret e rinj vecse marrin pjese me shume kenaqesi tek ky festival. Erik Rapp eshte 15 vjec dhe ai perfaqeson Suedine. Deri me tani vetem e kam pare kete spektakel dhe kam menduar se do ishte gje e bukur te merrja pjese. Per kete arsye e kam derguar kengen ne konkurrim dhe - ja ku jam. Dhe sigurisht eshte nje gje e mrekullueshme kur muzika eshte dicka qe i bashkon njerezit.

Autor Jakov Leon/Lindita Arapi

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›