Samuel Beckett ishte i dashuruar me Gjermanine

Kur Samuel Beckett beri debutimin e tij regjizorial ne Berlin ne vitin 1965 shume pak vete e dinin se dramaturgu iralndez kishte lidhje te vjetra me vendin. Disa udhetime te tij ne Gjermani kur ishte pak me shume se 20 vjec kane patur nje ndikim te rendesishem ne formimin e tij si artist. Nje gje te tille e tregojne letrat e tij te zbuluara pas vdekjes dhe te botuara ne koleksionin me kater vellime Leter nga Samuel Beckett. Dy vellimet e para te cilat pasqyrojne letrat nga viti 1925 deri ne 1956 tregojne nje pamje me te qarte te efektit qe ka patur kultura gjermane mbi fituesin e cmimit Nobel
Dashuria e Beckett per Gjermanine filloi ne fund te viteve 1920 kur i riu udhetoi per ne Kassel te vizitonte xhaxhain e nenes se tij dhe aty ra ne dashuri me kusheririn e tij. Edhe pse familja fliste anglisht gjuhetari i talentuar filloi te shkembente letrat me te afermit e tij ne nje gjuhe gjermane te ngrire por ne zhvillim. Ne vitin 1929 ai ishte i afte te lexonte rrjedhshem vepra nga Arthur Schopenhauer.
Kurioz pas gjithckajeBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Beckettit i pelqente te eksperimentonte me gjuhen gjermane
Shtate vjet me vone pak pas perfundimit te Lojrave Olimpike te Berlinit u kthye ne Gjermani kete here per te bere nje tur ne galerite dhe muzeumet e vendit. Ai do te braktiste nje pune si mesues ne Dublin dhe duke dashur qe ti shpetonte Irlandes dhe nenes se tij njekohesisht Beckett udhetoi per gjashte muaj ne te gjithe vendin per te pare veprat e artit. Gjate rruges ai mbajti edhe nje ditar te detajuar te jetes private. Ne gati 500 faqe mund te lexosh per veprat e artit qe ai pa dhe per jeten nen regjimin nazist gjithnje e me armiqesor.
Leland de la Durantaye profesor i asociuar i gjuhes angleze ne Universitetin Harvard dhe mik i Holtzbrinck nga Akademia Amerikane ne Berlin thote se ky ditar se bashku me letrat nga ajo periudhe kohore japin nje pamje te qarte te mendimeve te Beckett per artin. Beckett eshte kurioz per gjithcka thote de la Durantaye ne nje interviste per Deutsche Welle. Ne keto ditare ai shfaqet si relativisht i pakujdesshem sepse ai nuk priste qe dikush ti lexonte.
Sipas eksperteve te letersise nje gje e tille shfaqet qarte ne nje leter qe Beckett i shkruan botuesit gjerman Axel Kaun ku ai shpreh mendimin per bashkekohesin e tij James Joyce si dhe interesin e thelle per gjuhen gjermane.
Deshmitar i presionit nazist
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Frymezimin per Duke pritur Godone e mori nga nje pikture ne Gjermani
Pasioni per gjuhen gjermane i Beckett i dha privilegjin e te parit piktura dhe skulptura qe ishin ndaluar te shikoheshin nga publiku i gjere. Per shkak te statusit te tij si nje i huaj Beckett ishte ne gjendje te merrte leje per te pare kryeveprat qe shfaqeshin per publikun por edhe ato qe ishin emertuar si te degjeneruara dhe censuruara nga regjimi nazist.
Disa nga keto punime lane mbresa tek dramaturgu.
Ne turin e tij Beckett u ndesh me pikturat e Casper David Friedrich nga te cilat u frymezua per te shkruajtur Duke pritur Godone. Me vone ai pa ne Dresden edhe Martirin e Shen Sebastianit te pikturar nga Antonello da Messina. Ja cfare shkruante ai Perpara nje pune te tille nje fitore mbi realitin ne kaos mbi brishtesine e zemres dhe mendjes nuk eshte e veshtire te varesh veten.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Berlini i Beckettit nga Erika Tophoven
Duke perjetuar represionin kulturor se bashku me te qenit i detyruar te degjonte fjalimet plot me propagande ne radio Beckett filloi te formonte pikepamjet e tij ndaj Rajhut te Trete. Kjo mund te kete qene ajo qe e coi Beckett drejt nje roli te rrezikshem ne levizjen e rezistences franceze gjate Luftes se Dyte Boterore.
Roli i tij i pare ne rezistencen franceze ka qene si nderlidhes pastaj me vone si nje sabotator i ushtrise gjermane ne France rol qe vazhdoi gjate gjithe Luftes se Dyte Boterore. Megjithate ai nuk lejoi qe lufta te prishe dashurine e tij per vendin. Gjate gjithe jetes se tij shkrimtari u kthye shpesh ne Berlin ku ai u be mik i ngushte me perkthyesen e tij gjermane Erika Tophoven dhe shpesh ngjiste ne skene veprat e saj ne Teatrin Schiller. Duket se dashuria e hershme e Beckett per Gjermanine nuk do te vdese kurre.
Author Courtney Tenz/Amarildo Topi
Redaktoi Angjelina Verbica