E Shtunë, 31 Tetor 2026

Traktatet veto britanike

Kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar se ai do te vere veton ndaj planeve per nje traktat te ri te Bashkimit Evropian, nese udheheqesit evropiane, nuk bien dakort me nje liste te kerkesave britanike.

Sipas kryeministrit britanik,nese vendet e Eurozones do duhet te shpetojne monedhen e vetme, permes institucioneve evropiane, atehere do te duhet te mbeshtesin kushtet britanike ne shkembim te votes se Londres.

Cameron do te marre pjese ne takimin e se premtes ne Bruksel por theksoi se do te shkoje atje per te mbrojtur dhe promovuar interesat britanike. Sarkozy dhe Merkel ne takimin e fundit mes tyre perseriten thirrjet per reforma ne Traktatin e Bashkimit Evropian.

Kriza FinanciareEksportet kineze në vështirësi BE do të ndryshojë traktatet Franca-Gjermania, të bashkuar për reforma Nese vendet e Bashkimit Evropian deshirojne te bejne ndryshime vecmas, atehere eshte e qarte se ate traktat nuk do ta firmosë Britania apo t'i beje amendime atij. "Britania eshte anetare e BE-se,- tha Cameron. - Ne deshirojme te zgjidhet kriza e euros, por ne njekohesisht do te mbrojme interesat britanike".

Ndryshimet do te aplikohen vetem per vendet e eurozones, ku Britania nuk ben pjese, por propozimet jane aq dramatike cka ben qe Cameron te vihet nen presion per t'i kerkuar parlamentit aprovimin e tyre ose permes refrendumit, te cilin ai e ka perjashtuar si opsion. Zyrtaret e BE-se po synojne te shmangin nevojen e votimeve per marreveshjen e propozuar, qofshin ato parlamentare ose popullore nga shtete anetare, duke perdorur nje klauzole te Traktit te Lisbones.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›