Eurozona bie dakord për shpëtimin e bankave
Bruksel- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të përdorin fondin e Eurozonës për të mbështetur direkt bankat pa ia shtuar barrën borxhit të qeverisë.
Duke folur pas 13 orë bisedimesh në Bruksel, shefi i BE-së Herman van Rompuy tha gjithashtu se një organ mbikqyrës për bankat do të krijohet në Eurozonë.
Zyrtarët thanë se planet mund të finalizoshen gjatë muajit Korrik.
Analistët thonë se Gjermania duket se i ka dhënë terren pas presionit nga Spanja dhe Italia me veton e tyre, për të siguruar më shumë mbështetje. Të dyja vendet jugore evropiane kishin ndaluar mbështetjen pas një plani të mëparshëm të një pakeke të rritjes me vlerë 120 miliardë euro, pasi donin masa për të ulur kostot e tyre të huamarrjes.
Euro u rrit kundrejt dollarit në tregjet aziatike pas lajmit të mbërritur nga Brukseli. Duke anonçuar marrëveshjen zoti Rompuy tha se do të thyejnë rrethin vicioz ndërmjet bankave dhe qeverive kombëtare.
Ndërkohë që në Bruksel Spanja dhe Italia u përpoqën të shtynin bllokun të binte dakoed me hapat për të ulur normat e interesit që këto dy vende kanë për të paguar. Teksa më herët kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk ka një formulë magjike për të zgjidhur krizën duke rimpërsëritur idenë e saj kundra ndarjes së borxhit në Eurozonë.
Autoritetet e BE-së kanë zbuluar edhe plane të tjera për të zgjidhur krizën aktuale dhe për të parandaluar ato në të ardhmen si krijimi i një thesari evropian që do të ketë autoritet mbi buxhetet kombëtare.
Me marrëveshjen liderët e BE-së shpresojnë se do të rivendoset besimi i tregjeve lidhur me borxhët e anëtarëve të Eurozonës. Tre nga çështjet kyçe të përfshira është marrëveshja për fondet e kredimtit, të çohet përpara ideja e bashkimit bankar si dhe rritja ekonomike.
Ja disa detaje më shumë për atë se çfarë është rënë dakord në këto fusha:
Fondet e shpëtimit:
Një nga pyetjet e mëdha që rrethojnë kreditimin e bankave spanjolle ishte se kush do t’i paguajë. Pyetja ishte nëse paratë do të vijnë nga fondi ekzistues, Fondi Financiar Evropian për Stabilitet EFSF, apo nga Mekanizmi Evropian për Stabilitet ESM, i cili vihet në dispozicion muajin e ardhshëm.
BE vendosi se kreditë do të vijnë nga EFSF dhe më pas ngë ESM, kur ai të jetë në dispozicion. Fondet e shpëtimit do të përdoren drejtpërdrejtë për të rikapitalizuar bankat e Spanjës pa rritur borxhin e saj kombëtar, madje në këtë mënyrë mund të ristrukturohet edhe kreditimi i Irlandës.
Dallimi në mës kreditimit të një banke nga ajo e një vendi tjetër është i rëndësishëm. Përveç kësaj fondet në ESM dhe EFSF mund të përdoren për të blerë bono në vende të veçanta për t’i ndihmuar ata që huamarrjet të bëhen më të përballueshme.
Bashkimi Bankar
Lëvizja drejt bashkimit bankar ishte një pjesë e madhe e vizionit për të ardhmen e bashkimit monetar e lançuar nga autoritetet e BE-së përpara samitit.
Liderët evropianë ranë dakord të ndërmarrin hapa për të krijuar një trup të vetëm të mbikqyrjes bankare për bankat e Eurozonës në fund të vitit, çka përbën një hap të madh të parë drejt bashkimit bankar. Çështja është se para krizës bankare ka pasur dallime në cilësinë e mbikqyrjes në sektor e aplikuar nga rregullatorët kombëtarë.
Ideja është se nëqoftëse Banka Qendrore Evropiane i rregulluan të gjithë ato atëherë bankat evropiane duhet të ndjekin ato regulla që shpresohet të jenë të mirë rregulluara.
Pra nëse BQE do të rikapitalizojë drejtpërdrejtë bankat përmes fondeve ajo kërkon më shumë pushtet mbi këto banka.
Hapa të tjerë që do të vijnë në drejtim të bashkimit bankar pritet të përfshijnë të paturit të një garancie të vetme për depozitat përgjatë Evropës, çka i bën të sigurt kursimtarët që s’do të humbasin nëse banka shkon tëposhtë.
Duke anashkaluar qeveritë autoritetet e BE-së shpresojnë të thyejnë lidhjen midis qeverive dhe bankave të tyre sa i takon shtimit të borxhit kombëtar.
Rritja
Udhëheqësit e BE-së ranë dakord për një paketë masah për të nxitur rritjen evropiane me vlerë 120 miliardë euro. Ndër përfituesit për financimin do të jetë Banka Evropiane e Investimeve EIB.
EIB do të marrë një shtesë prej 10 miliardë eurosh për kapital duke rritur sasinë e saj deri në 60 miliardë euro që do të shërbejnë për të promovuar punësimin e të rinjve dhe mbështetjen e bizneseve.
Dorina Bilbili/IDEA/