Dorëzohet ERE, ul me 20% çmimin e blerjes së energjisë për CEZ
Tiranë- Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur t’i ul me 20 % çmimin e blerjes së energjisë CEZ. Nga 2.8 lekë/kilovat, çmimi është ulur në 2.2 lekë/kilovat. Ky është çmimi i ri me të cilin KESH do t’i shesë energjinë CEZ.
Ky vendim i ERE pritet t`i sjellë KESH humbje të mëdha, ndërkohë që synon të përmisojë situatën e borxheve në të cilën janë përfshirë dy kompanitë.
Koorporata ElektroEnergjitike Shqiptare mori një hua prej 20 milionë dollarë nga qeveria për të blerë energji. Nga ana tjetër CEZ nuk paguante dot borxhet që i kishte kompanisë të furnizimit më energji në vend KESH, për arsye se vetë qeveria nuk i kishte shlyer borxhet e saj ndaj kompanisë.
Këtë rreth vicioz brxhesh CEZ u përpoq ta zgjidh duke kërkuar garanci financiare nga Banka Botërore dhe gjendja e rënduar financiare e kompanisë solli në Tiranë kryeministrin Cek disa muaj më parë.
Në këto kushte duket se qeveria ka vendosur të lëshojë pe duke ia ulur më 20 % ëmimin e blerjes së energjisë. Kjo do të thotë se KESH do marr më pak të ardhura nga energjia që shet, rrjedhimisht edhe buxheti i shtetit do të ketë më pak të ardhura nga kjo kompani.
Megjithatë vlen të përmendet se ky ndryshim i ëmimit nuk do të prek ëmimin e energjisë për qytetarët, pasi ai është deklaruar tashmë se nuk do të ndryshojë.
/IDEA/