Monumenti i Pavarësisë, vendoset tek parku Rinia
Tiranë- Pasi ka bërë të dituar detajet e aktiviteteve që do të organizohen mr rastin e 100- vjetorit të pavarësisë, Komiteti Ndërministror ka vendosur që monumenti i pavarësisë të vendoset tek Rinia, në krah të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pamja e tij do të jetë në drejtim të Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Sipas anëtarëve të Komitetit aty është vendi më i përshtatshëm për vendosjen e tij, dhe propozimi i tyre ka marrë dhe mbështetjen e artistëve. Gjithashtu janë marrë vedimet se ku do të vendosen dhe monumentet e tjera.
Vendimet e Komitetit ndërministror:
Shtatorja e Ahmet Zogut
Vendoset te Sheshi i sugjeruar nga bashkia, në sheshpushimin në fund të bulevardit Zogu I.
Shtatorja e Hasan Prishtinës
Vendoset në sheshin “Paris”, ndërmjet rrugës ” Mine Peza” dhe Rrugës “Durrësit”
Shtatorja e Ismail Qemalit
Vendoset në Lulishten në kryqëzimin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”
Monumentit të Kongresit të Lushnjes
Sheshi i propozuar për vendosjen e Monumentit të Kongresit të Lushnjes”, është Lulishtja qendrore e qytetit.
Mbledhja filloi në orët e paradites dhe janë paraqitur disa prej aktiviteteve që do të zhvillohen, me rastin e 100- vjetorit të pavarësisë. Sipas kryeministrit Berisha do të të ketë disa aktivitete në vende të ndryshme të botës, atje ku vendi ynë ka përfaqësinë diplomatike.
Në veprimtaritë tona duhet të përpiqemi të uniformojmë veprimtaritë dhe sigurisht që mund të zhvillojmë veprimtari nga më të ndryshmet sepse kemi potenicale. Duhet të jemi më racionalë të bëjmë gjithçka që me fondet e angazhaura të ketë impaktin më të madh. Ndërkohë janë të listuara një numër i madh aktivitetesh të parashikuara në kryeqytete të vendeve të ndryshme të evropës dhe të botës. Aty ku kemi përfaqësi ne do të kremtojmë 100 vjetorin. Aty duhet të përpiqemi që ky festim të ketë impaktin më të madh. Ne do donim që në çdo kryeqytet të organizonim veprimtari më të mëdha, por duhet të përzgjedhim ato që do të kishin impaktin më të fuqishëm,- tha Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha njoftoi se ka përfunduar monumenti për 100-vjetorin e pavarësisë ndërsa ka shtuar se dy vendet e propozuara për tu vendosur janë parku Rinia dhe trekëndëshi midis Bankës së Shqipërisë dhe teatrit të kukllave. Ai ku ka propozuar që salla e Taetrit të Kukullave ti kalojë Bashkisë si një miniparlament për Këshillin Bashkiak, kurse fëmijëve tu ndërtohet një tjetër Teatër Kukullash.
Të mendojmë për një Teatër Kukullash në qendër, do ishte mirë që në atë sallë, që është salla e madhe parlamentit të Kuvendit ta rindërtonim dhe tja kthenim Bashkisë së Tiranës për parlamentin e Tiranës. Sepse Bashkia e Tiranës, sallën që ka për parlamentin e vet e ka për kryetarin dhe këshilltarët dhe qytetari nuk mund të ulej aty. Në cdo qytet parlamentet e kryeqytetit kanë llozha dhe ku marrin pjesë qytetarët që ndjekin mbledhjen e këshillit. Por kjo do bëhet pasi të gjindet ku mund të ndërtojmë një teatër kukullash të ri. Ndaj bashkia të kërkojë vendin, ta blejë vendin e përshtatshëm,- th kreu i ekzekutivit.
Më tej ai ka folur edhe për filmin kushtuar holokaustit nazist, duke kërkuar që edhe vendi ynë të prezantohet me të njëjtin filmë në kryeqytetet e ndryshme të botës.
Gjithashtu kryeministri ka folur edhe për ngjitjen e alpinistëve shqiptarë në majën e Everestit. Sipas Berishës shpenzimet e tyre do të mbulohen nga Ministria e Kulturës, pasi veprimtaria e tyre u zhvillua në nder të 100- vjetorit të pavarësisë.
Gjithashtu ka folur edhe për monumentin e Kongresit të Lushnjes. Ai ka sygjeruar që vendi ku do të vendoset monumenti të jetë qendra e qytetit, kjo sepse monumenti aktual sipas Berishës kishte si qëllim të errësonte Kongresin.
K.T/IDEA/