Eurozona i jep 30 miliardë euro bankave spanjolle
Spanjë- Ministrat e Financave të Eurozonës kanë rënë dakord t’i japin 30 miliardë euro Spanjës gjatë këtij muaji për të ndihmuar bankat e saja problematike.
Ky do të jetë kësti i parë i një plani që mund të arrijë deri në 100 miliardë euro, për të cilin u ra dakord në muajin Qershor.
Ministrat do të duhet të marrin miratimin nga parlamentet e tyre dhe shpresojnë të bëhet pagesa deri në fund të Korrikut.
Ministrat e Financave në Eurogrupit ranë gjithashtu dakord të zgjasin afatin që Spanja të reduktojë defiçitin e saj për në 2013-ën, në kufirin e BE-së 3% çdo vit.
Yieldet e obligacioneve spanjolle u rritën ndjeshëm gjatë ditës së hënë përpara takimit, mes frikës se një veprim pak konkret në bankat spanjolle do të arrihej.
‘Ne jemi duke synuar arritjen e një marrëveshjeje formale në gjymën e dytë të Korrikut duke marrë në konsideratë procedurat kombëtare parlamentare, duke lejuar për një disbursim të parë prej 30 miliardë eurosh deri në fund të muajit. Si një mobilizim në rast emergjence në sektorin bankar spanjoll’- tha presidenti i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker.
Ai shtoi se do të ketë kushte specifike për banka të veçanta dhe mbikqyrja e sektorit financiar në përgjithësi do të forcohet. Shuma e saktë që Spanja ka nevojë për bankat e saj mund të përmbyllet deri në Shtator.
Zoti Juncker tha gjithashtu se Madridi duhet të zbatojë masat e nevojshme për të sjellë financat e tij publike në përputhje me normat e BE-së. Të shtunën kryeministri, Mariano Rajoy deklaroi se ai do të marrë hapa të mëtejshëm për të shkurtuar defiçitin publik të vendit.
Konkluizonet e ministrave të Financave të 17 vendeve që përdorin Euron do të paraqiten në një takim të të gjithë ministrave të Financave të BE-së gjatë ditës së sotme.
Dorina Bilbili/IDEA/