Beqja: Instat fsheh të dhënat, rënia ekonomike më e madhe
Tiranë- Partia Socialiste ka reaguar pas shifrave të fundit të Instat duke e akuzuar këtë të fundit se fsheh të dhënat sepse sipas PS rënia ekonomike është akoma më e madhe.
Partia Socialiste deklaron se ekonomia shqiptare ka pësuar rënie si pasojë e politikave të gabuara ekonomike të qeverisë, i kapjes së shtetit dhe mos aftësisë për të kapur në kohë krizën ekonomike.
Në përgjigjje të deklatarave të kryeministrit Berisha, në mbledhjen e sotmë të grupit parlamentar të PD-së, deputeti socialist Ilir Beqja ka thënë së Berisha u rrek të justifikonte rënien ekonomike më duimrin e ashpër që kaloi vendi.
Beqja deklaroi se INSTAT po fsheh të dhënat reale, ndërsa i vlerësoi absurde pretendimet e Kryeministrit, për të lidhur motin e keq me rëniet ekonomike. Në këtë kontekst ai shtoi se rëniet në degët e industrisë, ndërtimit ,transporti dhe post-telekomunikacioni kanë 2 vjet që kanë nisur dhe s`kane asnje lidhje me faktorin mot
Në një deklaratë nga selia rozë, Beqja paraqiti të dhënat e fundit mbi rritjen ekonomike të vendit, që sipas tij, dëmshojnë për një rënie dyshifrore të sektorit të ndërtimit, industrisë dhe telekomunikacionit.
Rënien më të madhe e ka industria me 19,3 %. As Shqipëria superfuqi energjitike sipas Saliut, as rritja e investimeve te huaja nuk mjaftokan që industria jonë të rritet. Ndërtimi ka rënie dyshifrore. Vallë dimri i rëndë e pengoi këtë sektor të mos zhvillohet?! Ndërsa telekomunikacioni plotëson një periudhë 2 vjeçare me rënie të përsëritur çdo tremujor, duke kundërshtuar kështu edhe mrekullinë tjetër të Saliut, atë të Shqipërisë digitale.- tha Beqja.
Beqja tha se zgjidhjen e këtij ngërçi ekonomik mund ta ofrojë vetëm Partia Socialiste dhe prograim “Për një Rilindje Shqiptare”.
Ndërkohë më herët kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike se, Shqipëria në vitin 2011 mori investime të huaja më shumë se çdo vend tjetër i rajonit.
Kryeministri theksoi se, sipas një raporti të botuar nga Organizata Botërore e Tregtisë, që është institucioni më serioz dhe prestigjioz për evidentimin e investimeve të huaja direkte, për vitin 2011 Shqipëria mori 1 miliard e 30 milionë dollarë investime të huaja.
Sipas Kryeministrit, këto investime janë dëshmi e mjedisit të favorshëm të krijuar për investimet e huaja, përmirësimi i klimës së biznesit, përmirësimi i ligjit për biznesin etj.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se, rritja e rrogave dhe pensioneve ishte përmbushja e një prej premtimeve më madhore të kësaj mazhorance. Sipas Kryeministrit, performanca e mirë ekonomike e Shqipërisë bëri të mundur rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe qeveria shqiptare me këtë vendim mbetet nga më të paktat qeveri në Europë e më gjerë që rrit rrogat e pensionet.
/IDEA/