E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurozone vazhdon te shtrenjtohet huamarrja


Kriza e Eurozonës është duke e bërë më të shtrenjtë huamarrjen për të gjithë vendet që përdorin monedhën e përbashkët, përfshi dy ekonomitë më të mëdha të kontinentit, atë gjermane dhe franceze.

Më parë gjatë javës, interesi për borxhin 10-vjeçar gjerman u rrit me gjysmë përqindje, duke kapur nivelin e 2,21%. Edhe më shqetësues fakti që gjatë të mërkurës, kërkesa në bursa për letrat me vlerë gjermane, me vlerë totale prej 3,6 miliardë eurosh, ishte relativisht e ulët.

Ekonomia gjermane, së bashku me atë franceze, është themeli mbi të cilën është ngritur e gjithë Eurozona. Megjithatë, edhe kjo e fundit ka vuajtur nga shtrenjtimi i shpejtë Kriza FinanciareKina ngadalëson ritmin e prodhimit Kriza, takim mes 3-shes Monti-Merkel-Sarko Portugali, greva paralizon vendin i huamarrjes. Letrat me vlerë, me afat 10-vjeçar të kthimit të borxhit, që Parisi zyrtar nxorri në shitje të enjten kapën edhe ato një interes rekord, prej 3,71%.

Sipas ekspertëve, një tendencë e tillë nuk shkaktohet nga zhvillime negative në këto dy ekonomi, por si rrjedhojë e rënies së besimit të investitorëve në nivele jashtëzakonisht të ulta. Aktualisht, dy superfuqitë europiane janë duke vuajtur më shumë vështirësitë e vendeve të treta, se sa problemet e brendshme.

Ndërkohë, letrat me vlerë të ekonomisë së tretë më të madhe të kontinentit, asaj italiane, kapën interesa mbi normën e rrezikshme të 7% gjatë nëntorit. Huamarrja është më e kushtueshme se sa standarti i sigurisë edhe për Greqinë, Spanjën, Portugalinë apo Irlandën.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Dyfishohen gjobat e Policisë Rrugore
Ligj i ri për forcimin e rregullave të qarkullimit
PE: Tirana nis kursin e duhur
Më në fund Pallati i Drejtësisë
BSH: Rreziqet për ekonominë
Vizat, Fajon: Pezullimi i dëmshëm

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›