E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eusebio shtrohet në spital në Poloni

Gazeta Shqip

Shqetësimet 

Ambasadori dhe legjenda e futbollit portugez, Eusebio, përballet sërish me problemet shëndetësore që po e shqetësojnë që prej muajit dhjetor. I pranishëm në tribunë për ndeshjen Portugali-Çeki, ish-sulmuesi i Benficas nuk u ndie mirë pas takimit, duke u shtruar në spitalin e Poznanit ku qëndroi nën kontrollin e mjekëve. Lajmin e bën të ditur Federata Portugeze e Futbollit, sipas të cilës, bluzat e bardha po marrin masat e nevojshme për stabilizimin e gjendjes shëndetësore të tij. 70-vjeçari është shtruar në spital 3 herë gjatë muajve të fundit për shkak të problemeve me presionin e lartë të gjakut.

Eusebio shtrohet në spital në Poloni burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›