E Diel, 1 Nëntor 2026

Shvajnshtajger vuan kaviljen, rrezikon gjysmëfinalen

Gazeta Shqip

Shqetësimi

Bekenbauerit i shijon kjo Gjermani: Besoj se është vështirë të identifikosh një pikë të dobët

Sezonin e fundit, një frakturë në klavikula, një dëmtim në ligamentet e kaviljes dhe një problem në pulpë i kanë mohuar Bastian Shvajnshtajgerit për të luajtur 1/3 e ndeshjeve të Bajernit të Mynihut, aq sa të shumtë ishin ata që dyshonin në pjesëmarrjen e tij në Euro 2012. Ndërsa dukej se ishte rikthyer në formën më të mirë, siç kanë demonstruar dy asistet në ndeshjen ndaj Holandës, lojtari ka zbuluar se ka ende probleme. Mesfushori i Gjermanisë rrezikon të mos luajë në gjysmëfinalen e Euro 2012, që do të zhvillohet të enjten, për shkak të një problemi kronik në kyçin e këmbës. 27-vjeçari i Bajernit të Mynihut ka bërë të ditur se kavilja e tij e djathtë nuk është shëruar plotësisht pas këputjes së ligamentit në shkurt dhe ajo vazhdon ti shkaktojë probleme, madje situata ka qenë e tillë edhe gjatë Kampionatit Europian. Për të qenë i sinqertë, kavilja më shqetëson, bëri të ditur Shvajnshtajger për Welt am Sonntag. Nuk jam shëruar plotësisht që prej dëmtimit të fillimit të këtij viti. Mesfushori luftarak, që është edhe një prej shtyllave kryesore të panzerave të Joakim Lëv, u shpreh i gatshëm të sakrifikohet, vetëm që Gjermania të fitojë titullin europian. Nuk ka kohë për të pushuar. Shpresoj që të jem në gjendje ti luaj edhe këto dy ndeshje të mbetura, edhe pse e kam të qartë që dhimbja do të jetë e madhe. Vetëm pasi të përfundojë Euro 2012 do të marr të gjithë kohën e nevojshme për tu rehabilituar. Më tej, mesfushori foli edhe për sfidën çerekfinale të fituar 4-2 kundër Greqisë, ku nuk u shpreh i kënaqur për paraqitjen e tij, duke theksuar se në atë përballje ka gabuar pasime që zakonisht i ka normale. Duke parë gjendjen jo të mirë fizike të Shvajnshtajger, trajneri Lëv mund të vendosë që ta lërë në stol mesfushorin, megjithatë lojtari i Bajernit ka theksuar se nuk do ta merrte keq një vendim të tillë. Fitorja brilante 4-2 me Greqinë në çerekfinale për Gjermaninë, që arriti edhe suksesin e 15 radhazi që nga eliminatoret, i kanë lënë një shije të veçantë ish-trajnerit dhe lojtarit Franc Bekenbauer. Sipas tij, kjo skuadër mund të mposhtë çdo kundërshtar. Besoj se është e vështirë të identifikosh një pikë të dobët te kjo Gjermani. Kur fiton të gjitha ndeshjet, që nga gjysmëfinalja e Botërorit 2010, atëherë nuk ke pse të frikësohesh nga asnjë ekip, deklaroi Kaizeri për Bild. Pashë një skuadër të madhe ndaj Greqisë, të cilën mund ta mposhtte edhe 4-0 që në pjesën e parë. Me këtë performancë Gjermania dha një sinjal të fortë për rivalët në Euro 2012. Lidhur me kundërshtarin e ardhshëm, Angli ose Itali, Bekenbauer tha se nuk do të ketë shumë rëndësi, por theksoi se të kaltrit i kanë nxjerrë probleme disa herë Gjermanisë ashtu si në Botërorin 2006, ndërsa shtoi se këtë radhë ndaj tyre do të jetë ndryshe nëse fati do të vendosë që të përballen sërish.

 

Dëmtimi

Ndershmërisht, kavilja po më shqetëson, ka zbuluar vetë Bastian Shvajnshtajger pas një paraqitjeje të mirë kundër Greqisë, por që gjithsesi ka ngjallur edhe disa kritika

Shvajnshtajger vuan kaviljen, rrezikon gjysmëfinalen burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›