Reali refuzon ofertën e Milanit për Xabin

Real Madridi i ka dhënë një përgjigje të shkurtër dhe të qartë Milanit në lidhje me interesimin e klubit italian për mesfushorin Xabi Alonso.
Corriere dello Sport shkruan se Milani ka bërë interesim për spanjollin ditët e fundit, por përgjigja e Realit ka qenë e prerë “JO”.
Jose Mourinho nuk mendon ta shesë Xabin për asnjë çmim, dhe mesfushori tani është çdo javë pjesë e formacionit startues.