E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eva Longoria gjen dashurinë

Më në fund aktorja Eva Longoria gjen dashurinë. Revista Life & Style thekson se aktorja simpatike është e lidhur me pjesëmarrësin në shoun Ready For Love, Ernesto Arguello.

Çifti është parë së bashku duke u mbajtur për dore gjatë një vizite në një galeri arti në Hollywood duke përhapur thashetheme të reja për romancën e tyre.

Spekulimet rreth lidhjes së tyre kanë filluar para disa muajsh, por aktorja hollivudiane i ka mohuar deri më tani.

Aktorja Eva Longoria ka pas vetes dy martesa të dështuara, atë me aktorin Tyler Christopher dhe me basketbollistin Tony Parker.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›