E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikatat turke në grevë

Sindikatat në Turqi do të zhvillojnë sot një grevë mbarëkombëtare, kundër dhunës së ushtruar ndaj protestuesve anti-qeveritarë.

Turqia është përfshirë nga trazirat që më 31 maj, kur policia ushtroi dhunë ndaj protestuesve të cilët kundërshtonin planin për ndërtimin e një qendre tregëtare në Parkun Gezi të Stambollit.

Përleshje midis policisë dhe protestuesve janë raportuar edhe natën e mbrëmshme.

Të dielën, kryeministri Recep Tayyip Erdogan u ka thënë mijëra mbështetësve në Stamboll se protestat kundër tij janë manipuluar nga terroristët.

Ai gjithashtu ka hedhur poshtë pohimet për sjellje diktatoriale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›